Europa Postuar më 2 Shkurt 2026, 11:05

Greqia do të ndryshojë Kushtetutën - Mitsotakis nis procedurat: Është koha të guxojmë të bëjmë shkurtime të mëdha

Nga Dorian Koça

Greqia do të ndryshojë Kushtetutën - Mitsotakis nis procedurat:
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u ka dërguar një mesazh qytetarëve me rastin e fillimit të dialogut kombëtar për Rishikimin Kushtetues. Në mesazhin e tij, ai paraqiti udhëzimet themelore të propozimit, duke theksuar rëndësinë e rishikimit për krijimin e një modeli modern qeverisjeje.

Kushtetuta aktuale e Greqisë është miratuar rreth 50 vite më parë, në 1975-ën.

“Është koha të guxojmë të bëjmë ndryshime të mëdha që do të forcojnë prestigjin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve, duke futur rregullore për funksionimin më të mirë të sistemit përballë sfidave të mëdha të epokës dhe duke ecur në hap me të dhënat e reja, siç janë inteligjenca artificiale dhe kriza klimatike”, theksoi Mitsotakis.

Ai shtoi se, qëllimi është një Rishikim Kushtetues i guximshëm, i cili do t'u përgjigjet nevojave të zhvillimeve. “Prandaj, ai duhet, në çdo rast, të parashikojë edhe kontrolle që do të garantojnë ekuilibër të përhershëm fiskal, veprim të qëndrueshëm qeveritar, por edhe korrektësinë e premtimeve partiake, në mënyrë që vendi të mos rrëshqasë më kurrë në rrugët e rrezikshme të populizmit. Atyre që fshehin pasojat katastrofike që shkaktojnë, diçka për të cilën, për fat të keq, e kemi paguar shtrenjtë”, u shpreh Mitsotakis.

Kryeministri grek u ka bërë thirrje partive dhe qytetarëve të angazhohen në reflektim konstruktiv. “Me propozime pozitive dhe një ndjenjë përgjegjësie të përbashkët ndaj atdheut dhe të ardhmes. Një kërkesë nga vetë shoqëria, e cila kërkon konsensus më të gjerë. Me argumente thelbësore përtej përshtatshmërive partiake dhe qëllimit të një demokracie moderne evropiane. Një hap dinamik përpara që duhet dhe mund ta bëjmë të gjithë së bashku. Për më tepër, vetë Kushtetuta na kërkon konsensus nëse duam vërtet të arrijmë ndryshimet e mëdha që kërkon statuti ynë”, përfundon mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, kryeministri i Greqisë.

Shqipëria 2 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke e nisur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat