Greqia do të furnizojë Evropën me gaz - Projekti parashikon transportimin e rreth 25 miliardë metrave kub në vit
Strategjia e Greqisë për shfrytëzimin e infrastrukturës ekzistuese të gazit natyror në rajonin e Evropës Juglindore në rrjedhë të kundërt është në rrugën e duhur për t’u zbatuar. Gazi do të rrjedhë nga jugu në veri, në mënyrë që të mundësohet diversifikimi i burimeve në vendet e rajonit dhe jo nga veriu në jug, siç ishte planifikuar shumë dekada më parë për transportin e burimeve ruse.
Nëpërmjet të ashtuquajturit "Korridor Vertikal", gazi natyror nga terminalet greke në Revithoussa dhe Alexandroupoli do të hyjë në Bullgari dhe prej andej do të vazhdojë në Rumani, për të arritur në Hungari dhe Sllovaki në perëndim, si dhe në Moldavi dhe Ukrainë në lindje.
Me përfundimin e projektit, rreth 20-25 miliardë metra kub gaz do të transportohen përmes këtij aksi çdo vit nga jugu në veri. Kjo do ta bëjë Greqinë një lojtare kryesore në arritjen e pavarësisë energjetike të rajonit nga Rusia, duke përmirësuar njëkohësisht rolin e saj gjeopolitik në raport me Turqinë.
Hapi i parë i konsiderueshëm në zbatimin e strategjisë së Korridorit Vertikal të Gazit u ndërmor në Kresna të Bullgarisë, me inaugurimin zyrtar të ndërtimit të një dege të madhe të rrjetit bullgar.
Ky projekt kyç pritet të përfundojë brenda tremujorit të parë të vitit 2026 dhe lidhet me zgjerimin e kapacitetit nga Greqia në Bullgari (me pikën e ndërlidhjes Sidirokastro) dhe nga Bullgaria në Rumani (me pikën e ndërlidhjes Kresna). Funksionimi i këtij korridori do të ofrojë mundësinë e transportimit të sasive në rritje të gazit natyror nga jugu në veri.
Një zhvillim i dytë i rëndësishëm në drejtim të zbatimit të këtij projekti gjeostrategjik është marrëveshja e nëntë operatorëve që promovojnë projektin për tarifa uniforme tranziti. Operatorët e Ukrainës, Moldavisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë mbajtën ankandin e parë për të rezervuar 31 gigavat orë/ditë kapacitet me dërgesë nga Athina në Kiev në qershor, me një çmim të vetëm tranziti.
Mendimi juaj

Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët - Flora Xhamani Baba: Kjo vjen për shkak të rënies së fluksit në kryeqytet
Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret dhe restorantet në......

Shqipëria kyreson në rajon dhe Europë/ Netë qëndrimet, 36.2% më shumë gjatë muajit Mars
Eurostat ka publikuar të dhënat në lidhje me netë qëndrimet të turizmit për tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas këtyre statistikave, në total pati 452.4......

Cili duhet të jetë vizioni i ri industrial në Shqipëri? - “Kapitali njerëzor dhe tregu rajonal, çelësat për ekonomi prodhuese”
Zhvillimi i një modeli industrial shqiptar për ekonomistët do të vlerësohej si një nga potencialet që Shqipëria duhet t’i shfrytëzojë. Sipas ekspertit të......

OSHEE “riskedulon” kreditë 81.5 mln euro - Merr hua 45.75 mln euro nga BERZH, kursehen mbi 7 mln euro nga interesat bankare
OSHEE do të marrë 45.75 mln euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve ekzistuese......

Bizneset në industri, optimiste për eksportet - BSH: Besimi në ekonomi u rrit me 1.1 pikë në maj. Shërbimet, nivel të lartë kërkese
Pas një rënieje në muajin prill, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rritjes gjatë majit. Sipas raportit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë,......

79 mln euro euro mbështetetje për energjinë - Kozeli: Grante për 8000 familje, shtojmë stacionet e karikimit për makinat elektrike
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi projektligjin për Programin operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së......

Bizneset, 47 mln euro borxhe vetëm në Maj - Apeli i tatimeve: Shlyeni detyrimet, ose do të gjobiteni
Bizneset kanë rritut vlerën e detyrimeve tatimore të papaguara në kohë. Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një......

Shpallet tenderi për rivitalizimin e ish-Bllokut - Çfarë përfiton më shumë kjo zonë nga projekti?
Ish-Blloku, i kufizuar në rrugët kryesore si rruga “Ibrahim Rrugova”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII” dhe “Sami Frashëri” dikur një zonë e rezervuar për......