Europa Postuar më 17 Janar 2025, 11:42

Greqia, 223 mln euro për sistemet e ngrohjes - Programi mbulon pjesërisht shpenzimet për familjet

Nga Kristi Ceta

Greqia, 223 mln euro për sistemet e ngrohjes - Programi mbulon

Qeveria greke ka shpallur një program të ri mbështetjeje prej 223.2 milionë eurosh për të lehtësuar përdorimin e sistemeve të gjelbra të ngrohjes për familjet, si ngrohësit diellorë në çati dhe pompat e nxehtësisë.

Ky programi zhvillohet nën iniciativën e paketës Next Generation të BE-së për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19.

Projekti mbështet blerjen e ngrohësve të rinj diellorë, duke mbuluar 50-60% të çmimit, në varësi të të ardhurave të aplikantit. Kostot e pranueshme për pompat e nxehtësisë arrijnë në 50%, ndërsa punimet e instalimit mbulohen gjithashtu me 50% deri në 60%.

Sistemet mund të instalohen në banesa parësore ose dytësore. Programi gjithashtu merr parasysh numrin e fëmijëve, vendndodhjen e shtëpisë dhe klimën lokale për të përcaktuar masën e mbështetjes. Familjet mund të aplikojnë deri në fund të marsit.

Një tjetër program i rëndësishëm që po zbatohet këtë vit është kursimi i energjisë në shtëpi me një buxhet prej 434 milionë eurosh. Qëllimi i tij është të zvogëlojë konsumin e energjisë me një minimum prej 30% dhe të rrisë efikasitetin energjetik të banesave.

Përveç kësaj, Ministria e Mjedisit dhe Energjisë përgatiti një plan për përmirësimin e shkollave, ndërmarrjeve të ujësjellësit dhe hoteleve në rajonet malore, duke caktuar për to përkatësisht 49.6 milionë euro, 40 milionë euro dhe 10 milionë euro.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat