Greqia, 153 mln euro për fermerët - BE shpërndan subvencione për të forcuar sektorin e bujqësisë

Autoriteti grek për pagesat bujqësore (OPEKEPE) ka shpërndarë 153 milionë euro ndihmë bujqësore nga Bashkimi Evropian që prej muajit shtator, bëri të ditur të Ministria e Zhvillimit Rural.
Shuma e fundit mbulon tre kategori të pagesave direkte, ndërsa fondet për tetë kategori të tjera janë planifikuar të disbursohen deri në fund të tetorit.
Mbi 61 milionë euro do të kalojnë në llogaritë bankare të 157,737 fermerëve. Ndërkohë, 25,138 aplikime, që përfaqësojnë rreth 13.7% të totalit, janë ende në proces shqyrtimi të mëtejshëm.
Që prej shtatorit, janë paguar gjithashtu rreth 90 milionë euro përmes masave të ndryshme të Programit të Zhvillimit Rural, duke e çuar totalin e ndihmës së shpërndarë në 153 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, qeveria po zbaton masa të reja për të mbështetur fermerët. Ato synojnë të ulin kostot e prodhimit dhe të ndihmojnë blegtorët e prekur nga sëmundjet e kafshëve, duke përfshirë edhe rastet e therjeve masive për shkak të infeksioneve.
Ministria deklaroi se po ofrohet një lehtësim konkret për fermerët, duke garantuar njëkohësisht transparencë dhe përputhje me rregullat e BE-së dhe të shtetit.
Pagesat e ardhshme përfshijnë 58 milionë euro për ndihmë ushqimore dhe dëme, 80 milionë euro për ripyllëzime dhe 178 milionë euro në kompensime të lidhura me motin e keq të vitit të kaluar.
Rezervat e bankave qendrore - Cilat shtete janë më të përgatitura ndaj krizave ekonomike?
Rezervat e bankave qendrore konsiderohen thelbësore për stabilitetin ekonomik global, pasi ato i ndihmojnë vendet të përmbushin detyrimet e tyre të bilancit......
Sa rëndësi ka Turqia si partner ekonomik për Shqipërinë? Shkëmbimet tregtare prekën vlerën e 1.2 miliardë dollarëve në vitin 2024
Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë janë forcuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke e shndërruar Turqinë në një nga partnerët më të......
Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është katërfishuar
Turqia është bërë vitet e fundit një nga investitorët kryesorë në vendin tonë duke zbritur nga “froni” Holandën apo Italinë. Në gjashtë muajt e parë të vitit......
Sa peshë kanë vendet e BE-së në tregtinë Shqiptare? Në vitin 2025 janë shkëmbyer deri më tani rreth 472 miliardë lekë mallra
Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, megjithëse gjatë vitit 2025 është regjistruar një rënie e lehtë në peshën e......
Tregtia e energjisë në Evropë - Cilat shtete importojnë dhe cilat eksportojnë më shumë?
Bashkimi Evropian ka nisur të forcojë lidhjet energjetike midis vendeve anëtare për të përballuar sfidat e reja të sigurisë dhe klimës. Qasja e bashkuar e......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është......
Sistemi i Hyrje-Daljes “huton” udhëtarët - Ngatërresat me ETIAS u hapin rrugën mashtrimeve “online”
Bashkimi Evropian nisi të zbatojë më 12 tetor sistemin e ri të Hyrje-Daljes (EES), pas disa vitesh zvarritje të procesit. Sipas këtij sistemi, 29 vendet që......
“Borxhi global, mbi 100% të PBB-së deri në 2029” - FMN: Pritet të arrijë nivelin më të lartë që nga viti 1948
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se borxhi publik global pritet të tejkalojë 100% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) botëror deri në vitin 2029,......





