Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë - Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE
Një skandal i subvencioneve bujqësore të përfituara nga Bashkimi Evropian ka tronditur qeverinë greke. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar keqpërdorim fondesh, duke sjellë dorëheqjen e disa ministrave të kabinetit.
Prej më shumë se një jave, opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga Bashkimi Evropian. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pranoi disfatën, duke premtuar se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).
Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE-së në Greqi, që po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Bëhet fjalë për subvencione agrare me vlerë qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.
Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësi i tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis sapo ishte emëruar ministër i Emigracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar, ai dha dorëheqjen. Gjithashtu, tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, hoqën dorë nga posti.
Në fakt skandali dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim deri javën e kaluar, kur Prokuroria Europiane ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.
Dosja prej 3,000 faqesh përshkruan një "organizatë kriminale", të përbërë nga zyrtarë të agjencisë Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë. Shumë skandale kanë ngritur dyshime mbi mandatin e Mitsotakis, si afera e përgjimeve, mbytja fatale e anijes pranë Pilos dhe mbi të gjitha aksidenti hekurudhor pranë Tempit.

Pensionet, mbi 22 mijë kontribues i shtohen skemës - Shifra arrin rekord/ Zgjerohet fshati, privati dhe shteti
Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht gjatë vitit që lamë pas, ku tregues nuk është vetëm rritja e ndjeshme e të ardhurave në buxhetin e shtetit por......

Plani i masave për turizmin, Inspektorati i Punës kontrolle në terren - Në fokus raportimi për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve, që ushtrojnë aktivitetitn e tyre në sezonin turistik në të gjithë......

Pensionet nga Italia, ja dokumentet që nevojiten - Marrëveshja në zbatim, nisin aplikimet nga Shqipëria dhe Italia
Marrëveshja e re Shqipëri- Itali për sigurimet shoqërore, që hyn në fuqi nga sot garanton për herë të parë të drejtën që kontributet e paguara në të dyja......

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Vijon paqëndrueshmëria për Dollarin dhe Euron!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën pozitivisht duket se ka humbur pikë edhe këtë të mërkurë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.7......

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrences i rekomandon BSH që të ndërhyjë
Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të......

Balluku për deklaratën e Marta Kos: Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane!
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, shprehet krenare për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane. Për të vlerësimi i Komisioneres Marta Kos......

Britanikët po lënë Mesdheun për Shqipërinë - Influencuesit në TikTok nxisin trendin për të vizituar Shqipërinë
Një valë e re turistësh nga Mbretëria e Bashkuar po braktis vendet tradicionale të Mesdheut si Malaga dhe Benidormi, për të zbuluar destinacione më të lira......

Vullnetarizmi në Shqipëri, rregulla të reja dhe mbrojtje ligjore - Librezë dhe kontratë për çdo vullnetar, ja çfarë parashikon ligji
Këshilli i Ministrave, ka miratuar projektligjin “Për Vullnetarizmin”, i cili angazhon qytetarët pa pagesë. Por çfarë parashikohet në këtë akt ligj? Në......