Europa Postuar më 2 Tetor 2025, 10:30

Greqi, rreth 19,500 vende të reja pune në administratë - Në fokus, shëndetësia, mbrojtja, arsimi dhe infrastruktura

Nga Kristi Ceta

Greqi, rreth 19,500 vende të reja pune në administratë - Në

Kabineti qeveritar i Greqisë ka miratuar krijimin e 19,489 vendeve të reja të punës në sektorin publik për vitin 2026. Sipas Ministrisë së Brendshme, fokusi do të jetë në shëndetësi, sektorin e mbrojtjes, pushtetin lokal, arsim, drejtësi dhe infrastrukturë.

Qeveria synon të përmirësojë funksionimin e administratës publike dhe të përballojë më mirë nevojat e shtetasve në shërbime kyçe. Vendimi vjen në një kohë kur Greqia po përballet me sfida të mëdha demografike dhe nevoja të reja pas krizës së pandemisë.

Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë do të përfitojë 5,228 pozicione të reja, kryesisht për mjekë, infermierë dhe staf mjekësor. Ministria e Mbrojtjes dhe shkollat ushtarake do të përfitojnë 1,517 vende të reja pune, ndërsa bashkitë do të zgjerojnë stafin në shërbimet teknike, pastrimin dhe sektorin veterinar.

Njësitë e zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile, policia dhe personeli i specializuar i sigurisë do të përforcohen gjithashtu. Sipas autoriteteve, synohet rritja e gatishmërisë për përballimin e emergjencave natyrore, si zjarret dhe përmbytjet, që janë shtuar vitet e fundit.

Punësime shtesë janë planifikuar edhe në sektorin e arsimit, organet gjyqësore, autoritetet e transportit, si dhe agjencitë e inspektimit tatimor dhe të punës.

Kabineti ka miratuar gjithashtu një program bonusesh me vlerë prej 40 milionë eurosh për punonjësit e administratës publike, duke përfshirë edhe stafin e qeverisjes vendore.

Bonuset do të lidhen me arritjen e objektivave të qeverisë dhe mund të arrijnë deri në 15% të pagës vjetore, që në disa raste është sa një pagë mujore shtesë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat