Greqi, rreth 19,500 vende të reja pune në administratë/ Në fokus, shëndetësia, mbrojtja, arsimi dhe infrastruktura
Kabineti qeveritar i Greqisë ka miratuar krijimin e 19,489 vendeve të reja të punës në sektorin publik për vitin 2026. Sipas Ministrisë së Brendshme, fokusi do të jetë në shëndetësi, sektorin e mbrojtjes, pushtetin lokal, arsim, drejtësi dhe infrastrukturë.
Qeveria synon të përmirësojë funksionimin e administratës publike dhe të përballojë më mirë nevojat e shtetasve në shërbime kyçe. Vendimi vjen në një kohë kur Greqia po përballet me sfida të mëdha demografike dhe nevoja të reja pas krizës së pandemisë.
Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë do të përfitojë 5,228 pozicione të reja, kryesisht për mjekë, infermierë dhe staf mjekësor. Ministria e Mbrojtjes dhe shkollat ushtarake do të përfitojnë 1,517 vende të reja pune, ndërsa bashkitë do të zgjerojnë stafin në shërbimet teknike, pastrimin dhe sektorin veterinar.
Njësitë e zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile, policia dhe personeli i specializuar i sigurisë do të përforcohen gjithashtu. Sipas autoriteteve, synohet rritja e gatishmërisë për përballimin e emergjencave natyrore, si zjarret dhe përmbytjet, që janë shtuar vitet e fundit.
Punësime shtesë janë planifikuar edhe në sektorin e arsimit, organet gjyqësore, autoritetet e transportit, si dhe agjencitë e inspektimit tatimor dhe të punës.
Kabineti ka miratuar gjithashtu një program bonusesh me vlerë prej 40 milionë eurosh për punonjësit e administratës publike, duke përfshirë edhe stafin e qeverisjes vendore.
Bonuset do të lidhen me arritjen e objektivave të qeverisë dhe mund të arrijnë deri në 15% të pagës vjetore, që në disa raste është sa një pagë mujore shtesë.

Rritet fluksi i pasagjerëve në Portin e Sarandës/ Zv.kryeministrja Balluku: 140.600 pasagjerë vetëm në shtator
Porti i Sarandës, si porta jugore e turizmit në vend ka vijuar të shënojë rritje të ndjeshme të fluksit të pasagjerëve edhe gjatë muajit......

“Të dhëna në kohë reale për të shmangur fatkeqësitë”/ Parashikuesi evropian synon të ndihmojë në përballimin e motit ekstrem
Parashikuesi më i mirë i motit në Evropë ka vënë në dispozicion të dhënat në kohë reale, në një nismë që synon të përforcojë sistemet e paralajmërimit të......

Kriza e tejzgjatur politike, në Kosovë rriten interesat dhe bie numri i dhënies së kredive
Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë janë rritur muajin e fundit. Kështu është rënduar edhe më shumë buxhetin e kosovarëve. Disa banka ofrojnë......

Ja sa do të jenë komisionet e transfertave në lekë e euro, Guvernatori Sejko: Kostot ulen deri në 10 herë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në komunikimin mujor me mediat ka bërë të ditur se komisionet për transfertat digjitale në euro dhe në lekë do......

Presidenti dekreton zgjedhjet e parakohshme vendore/ 6 bashki në votime më 9 nëntor 2025
Presidenti i Republikës ka dekretuar sot të dielën, 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të......

“Agjenda e Gjelbër kërkon buxhetim” - Muço: Të integrohet në kornizën e financave publike. Bashmili: Rëndësi, edhe financat vendore
Shqipëria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh mjedisorë dhe klimatikë në kuadër të Agjendës së Gjelbër, por që këto angazhime të përkthehen në rezultate të......

Bizneset, kredi për “mbijetesë” dhe jo për rritje strategjike/ Zgjerohet ndjeshëm huaja për pajisje në Gusht, por bizneset e reja mbeten jashtë
Bizneset shqiptare vijojnë të marrin kredi kryesisht për të mbuluar nevoja të menjëhershme financiare dhe jo për investime afatgjata. Të dhënat e Bankës së......

Qytetarët, optimistë për blerjet e mëdha - BSH: Besimi në ekonomi tkurret me 1.3 pikë. Shërbimet dhe konsumatorët, të vetmit në rritje
Besimi në ekonomi nuk e ka ndalur prirjen rënëse edhe në shtator. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 1.3 pikë.......