Grekët nuk “njohin” ditë pushimi - 1/3 e punonjësve punojnë shtatë ditë në javë
Grekët janë kampionët e punës gjatë fundjavave në Evropë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se një në tre punonjës grekë (32.3%) punon shtatë ditë në javë, ose sepse profesioni i tyre e kërkon, ose ngaqë kanë nevojë për të përmbushur detyrimet e tyre.
Për më tepër, struktura e punësimit në Greqi, veçanërisht përqindja e lartë e të vetëpunësuarve, varësia ekonomike e vendit nga turizmi dhe rrjedhimisht puna në sektorët e shërbimit ushqimor dhe turizmit me turne në fundjava dhe festa, e shpjegon pjesërisht këtë situatë. Gjithashtu, punësimi informal, fleksibël dhe pa orare të përcaktuara luan një rol të rëndësishëm.
Në praktikë, orët e gjata, përveç anashkalimit të legjislacionit, rezultojnë në lodhjen e qytetarëve pa asnjë përfitim financiar, pasi pagat mbeten të ulëta, me rrogën mesatare që arrin në 1,342 euro bruto.
Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, Greqia renditet e para në BE për sa i përket punësimit gjatë fundjavave dhe pothuajse 10 pikë më e lartë se mesatarja evropiane (22.4%).
Poshtë Greqisë, gjithashtu me norma të larta, janë Italia (30.9%) dhe Qiproja (26.4%).
Në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas Eurostat, puna në fundjavë është më e zakonshme në profesionet që lidhen me bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin (49.5%). Kjo pasohet nga punonjësit në shërbime dhe shitje (48.9%), që përfshin sektorët e turizmit, hotelerisë dhe tregtisë me pakicë.
Në lidhje me natyrën e punësimit, pothuajse gjysma e të vetëpunësuarve (46.7%) deklarojnë se punojnë të shtunën ose të dielën.
Greqia ka një nga normat më të larta të vetëpunësimit në BE, me shumë shitës dyqanesh, punonjës të pavarur dhe fermerë që shpesh punojnë në fundjavë, pasi nuk kanë orare të caktuara dhe varen drejtpërdrejt nga prania e tyre personale për mbijetesën e biznesit. Në vitin 2022, 27.3% e të punësuarve në Greqi ishin të vetëpunësuar, një nga më të lartat në BE, me mesataren evropiane në 13.2%.
Sondazh

Energjia e rinovueshme, cilat vende kryesojnë renditjen? - Kina, lider dominues i sektorit. Gjermania udhëheq Evropën
Pas ndërprerjes së energjisë elektrike të 28 prillit në Spanjë dhe Portugali, për të cilën disa kritikë fajësuan energjinë e pastër, veçanërisht të......

Emigrantët, sa kursejnë me transfertat SEPA? - Tafa: Në shumë raste, kostoja do të jetë thuajse zero
Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që aplikoi për t'u bërë pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe vendi i parë që u anëtarësua bashkë me......

SHBA, Temu ndalon dërgesat nga Kina - Eleminimi i rregullit “de minimis” ndryshon strategjinë e platformës
Shitësi kinez me çmime të ulëta Temu ndryshoi modelin e tij të biznesit në SHBA, ndërsa rregullat e reja të administratës Trump për dërgesat me vlerë të ulët......

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me rritjen më të lartë të PBB-së në Ballkan
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës, ka ndarë disa nga arritjet kryesore të......

“Vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë!” - Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel
Gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel, Sali Berisha ka kërkuar nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar......

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, detyrime për standardin ISO brenda 18 muajsh
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike të sektorit energjetik. Ndryshimet......

Sa ka arritur numri i Votës së Diasporës në KQZ? - Emigrantët e Greqisë duhet të dërgojnë zarfet zgjedhore deri në datë 6 maj
Numri i zgjedhësve nga jashtë është 245 935 në total, e kësisoj, po po aq janë dërguar zarfe, ndërsa janë marrë nga zgjedhësit 221653 zarfe, dhe kanë......

NJË MUNDËSI E RE PËR BIZNESET SHQIPTARE PËR T’U ZGJERUAR NË NJË RRJET RAJONAL
Më 6 maj, Tirana mirëpret një nga misionet tregtare më të rëndësishme të vitit, me pjesëmarrjen e kompanive lider nga Turqia për t’u takuar drejtpërdrejt me......