Google investon 5 miliardë euro në Belgjikë - Synohet zgjerimi i inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës “cloud”
Google ka njoftuar një investim të ri prej 5 miliardë eurosh në Belgjikë, për të zgjeruar qendrat e saj të të dhënave dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Ky hap shënon një nga investimet më të mëdha teknologjike individuale në historinë e vendit.
Investimi do të financojë zgjerimin e qendrës ekzistuese të Google në rajonin e Wallonia-s në Belgjikë, dhe do të mbështesë krijimin e rreth 300 vendeve të reja të punës. Projekti konsiderohet kyç për përshpejtimin e aksesit në shërbimet e inteligjencës artificiale dhe “cloud” në të gjithë Evropën.
“Me njoftimin e sotëm, Google po thellon rrënjët e saj në Belgjikë, duke zgjeruar investimet tona në vend dhe duke krijuar rrugë të reja për transformimin e udhëhequr nga teknologjia inovatore,” thanë burime zyrtare të kompanisë.
Qeveria belge e cilësoi këtë hap si një pikë kthese për ekonominë digjitale dhe tranzicionin energjetik të vendit. “Investimi i ri i Google është një shenjë e forte besimi ndaj Belgjikës si një qendër e inovacionit digjital dhe rritjes së qëndrueshme. Duke zgjeruar infrastrukturën e avancuar “cloud” dhe duke krijuar vende pune të specializuara, Belgjika jo vetëm që forcon ekonominë, por gjithashtu luan një rol strategjik si udhëheqëse në të ardhmen digjitale të Evropës,” thuhet në deklaratë.
Objektet e reja do të funksionojnë me energji të pastër pa karbon dhe do të lidhen me rrjetin e energjisë së rinovueshme, në përputhje me objektivat klimatikë kombëtarë dhe të BE-së për vitin 2030.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme theksoi se bashkëpunimi me kompanitë globale të teknologjisë duhet të balancohet me masa të forta për mbrojtjen e interesave kombëtarë.
“Belgjika e vlerëson shkëmbimin me liderë globalë të teknologjisë si Google. Forcimi i kapaciteteve tona kibernetike dhe të dhënave kërkon dialog të hapur, duke ruajtur njëkohësisht në mënyrë të vendosur sovranitetin dhe sigurinë tonë,” deklaruan burime nga ministria.

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën relativisht në vlera pozitive duke e në rritje këtë fundjavë teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.9......

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Rama: Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon!
Kryeministri Edi Rama u shpreh mëngjesin e sotëm se Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor)......

Ndihma sociale, ulet numri i përfituesve - Nga janari në gusht hiqen nga skema mbi 3 mijë familje
Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike ka pësuar ulje përgjatë vitit aktual. Në periudhën janar-shkurt, numri i familjeve në skemë ishte 46.096, duke rënë......

Kina forcon kontrollet mbi mineralet e rralla - Kufizon eksportet në sektorin e mbrojtjes dhe gjysmëpërçuesve
Kina ashpërsoi kontrollet mbi eksportin e mineraleve të rralla, duke zgjeruar kufizimet për teknologjinë e përpunimit. Pekini synon të kufizojë eksportet për......

Tarifat “ndëshkojnë” eksportet gjermane - Dërgesat në SHBA u tkurrën në nivelin më të ulët që nga 2021
Eksportet gjermane drejt Shteteve të Bashkuara kanë pësuar rënie për të pestin muaj radhazi, duke arritur nivelin më të ulët në pothuajse katër vite. Këto të......

Shqipëri–Austri, bashkëpunim për integrimin europian
Zëvendëskryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Bora Muzhaqi, zhvilloi një takim me Ministren e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe......

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë!
Gjykata Kushtetuese pezulloi sot dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës. Gjykata Kushtetuese njoftoi......

Çmimi Nobel në Letërsi - Shkrimtari hungarez shpallet fitues me veprën “vizionare”
Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2025. Çmimi ndahet nga Akademia Suedeze dhe vlen rreth 1.2 milionë......