Gjermania shtyn afatin e taksës që favorizon makinat elektrike
Qeveria gjermane planifikon të shtyjë deri në vitin 2035 taksën që favorizon automjetet elektrike, duke synuar zhvillimin e ekonomisë.
Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil i tha agjencisë së lajmeve dpa se qeveria gjermane planifikon të zgjasë taksën përjashtuese për automjetet elektrike. Sipas projektligjit, përjashtimi do të mbulonte automjetet elektrike të regjistruara deri në fund të vitit 2030. Sipas ligjit në fuqi, përjashtimi nga taksat për automjetet elektrike skadon më 1 janar 2026. “Megjithatë, përjashtimi maksimal 10-vjeçar nga taksat do të vlejë vetëm deri më 31 dhjetor 2035, me qëllim nxitjen e blerjeve të hershme” - tha ministria e Financave.
Klingbeil tha se përjashtimi nga taksa e makinave ishte një nga detajet e një pakete më të gjerë masash për të nxitur sektorin e automobilëve në Gjermani, të cilat do të diskutohen në Berlin të enjten gjatë samitit të industrisë automobilistike me Kancelarin Friedrich Merz.
"Tani na duhet një paketë e fortë për të udhëhequr industrinë automobilistike të Gjermanisë drejt së ardhmes dhe për të siguruar vende pune" - tha Klingbeil. "Ne duam që në Gjermani të vazhdojnë të prodhohen makinat më të mira."
"Të gjithë e dinë që e ardhmja është elektrike" - deklaroi ministri gjerman i Financave. DW

Vendimet e Qeverisë, miratohet Programi Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil
Qeveria ka marrë në mbledhjen e sotme të datës 8 tetor 2025 një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe Miratimin e Programit Kombëtar të......

Vendimet e Qeverisë, rritet niveli i sigurisë personale për drejtuesit e SPAK, gjykatave antikorrupsion dhe BKH
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria me një vendim të posaçëm, ka vendosur të rrisë edhe më tej sigurinë personale për drejtuesit e prokurorisë dhe......

Marrëveshja 15 milion euro, internet falas në 73 hapësira publike në 61 bashkitë e vendit
Hapësirat publike në 61 bashkitë e vendin do të kenë internet falas për qytetarët. Në kuadër të Agjendës së Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, u......

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima: Krijon shumë lehtësi
Mundësia e krijuar për të paguar energjinë elektrike me kartë bankare në pikat e OSHEE, është mirëpritur nga klientët. Drejtori i shitjeve dhe arkëtimeve......

Pesha e bukës në industri - Hoxha: Shporta e produkteve të konsumuara, e varfër
Industria në vendin tonë, edhe gjatë vitit 2024 ka mbetur modeste. Nga Anketa e Produkteve Industriale, publikuar nga INSTAT, rezulton se rritjen më të madhe......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon, gjenerimi ndahet njësoj mes KESH dhe privatëve
Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë elektrike për periudhën janar – gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Enti......

Kryebashkiaku i New York, në Shqipëri - Rama: Rol kyç në nxitjen e diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në ambientet e Këshillit të Ministrave, kryetari e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Gjatë takimit, ndër të tjera......

Tirana mban 67% të të gjitha kredive në vend - BSH: Kryeqyteti kryeson, por Elbasani shënon rritjen më të lartë në tremujor
Pavarësisht se Tirana mban gjithmonë rekord për sa i përket kredisë dhe kjo për shkak se në kryeqytet është përqendruar shumica e popullsisë, qarku i......