Gjermania po humb mbi 10,000 punëtorë në muaj - Industria planifikon shkurtimin e vendeve të punës me 44%
Papunësia në Gjermani po rritet, dhe veçanërisht në industri, shumë kompani po planifikojnë të shkurtojnë vendet e punës. Punë të reja krijohen kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe shpesh paguhen më pak. Hulumtimi i Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln tregon se këtë vit vetëm 17 për qind e kompanive do të punësojnë më shumë punëtorë, ndërsa 38 për qind planifikojnë të reduktojnë numrin e të punësuarve.
Parashikimet janë veçanërisht të këqija në industri, ku 44 përqind e kompanive të anketuara planifikojnë pushime nga puna, ndërsa vetëm 14 përqind parashikojnë punësime të reja. "Kjo do të thotë se rënia tashmë e dukshme e punësimit në industrinë gjermane do të vazhdojë këtë vit," thotë Instituti.
Numri i të punësuarve në industri deri në nëntor 2024 ishte rreth 7.4 milionë, ndërsa në vitin 2019 ishte gati 7.8 milionë. Kjo paraqet një ulje prej rreth 350,000 vendeve të punës në atë sektor. "Gjermania është në rënie ekonomike, e cila tani po ndikon gjithnjë e më shumë në tregun e punës. Papunësia po rritet për të tretin vit radhazi," shpjegojnë analistët.
Që nga viti 2017, shkalla e papunësisë në Gjermani ishte mesatarisht nën gjashtë përqind. Vitin e kaluar për herë të parë u rrit në gjashtë për qind, ndërsa në janar dhe shkurt të këtij viti arriti në 6.4 për qind. “Duke marrë parasysh situatën ekonomike dhe rënien e rritjes ekonomike, punësimi është ende në një nivel relativisht të qëndrueshëm”, vlerësojnë analistët.
Megjithatë, sipas tij, kjo mund t'i atribuohet faktit se sektori i shërbimeve aktualisht po kompenson humbjet e vendeve të punës në industri: "Tani për tani, degët e ndryshme të ekonomisë po zhvillohen në mënyrë të pabarabartë si kurrë më parë." Industria është më e prekura nga kriza. Ne po humbasim më shumë se 10,000 vende pune në muaj”, thonë ata.
Në kompanitë ZF, Kontinental, Thyssenkrupp dhe Volkswagen, në vitet e ardhshme kërcënohen rreth 70 mijë vende pune. Përveç kësaj, Scheffler, Porsche, Bosch dhe Ford planifikojnë të shkurtojnë mijëra vende pune.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po zvogëlohet
Kryesisht pasi është gjithnjë e më e vështirë gjetja e një pune edhe për punëtorë të kualifikuar, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në industri po zvogëlohet. Sipas hulumtimit të institutit ifo, në janar 2025, vetëm 18 për qind e kompanive industriale raportuan mungesë ekspertësh, ndërsa në tremujorin e tretë të 2022, kjo përqindje ishte 44.5 për qind.
Në përgjithësi, mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani është në rënie. Ndërsa në tremujorin e tretë të 2022, pothuajse gjysma e të gjitha kompanive kishin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar, në janar 2025, kjo përqindje ra në 28.3 për qind. Në sektorin e shërbimeve, nevoja është ende mbi mesataren, në vlerën 35.1 për qind.
Ekonomistët theksojnë se kjo nuk është vetëm pasojë e problemeve të kompanive ekzistuese. "Numri i vendeve të reja të punës nuk ka qenë kurrë më i ulët. Krijimi i kompanive të reja në industri nuk ka qenë kurrë në një nivel kaq të ulët. Investimet e reja kanë vite që po bien,” shpjegojnë ata.
Industria ushtarake po lulëzon
Megjithatë, ka përjashtime. Një prej tyre është industria ushtarake, e cila po përjeton një rritje të ndjeshme. Prodhuesi më i madh gjerman i armëve, Rheinmetall, shtoi të ardhurat me më shumë se 30 për qind në nëntë muajt e parë të vitit aktual të biznesit. Dy fabrika që aktualisht prodhojnë komponentë civilë për automjete mund të kalojnë së shpejti në prodhim për industrinë ushtarake.
Sondazh

Internet “pa limit” në vitin 2024 - AKEP: Shqiptarët konsumuan më shumë GB, por më pak minuta dhe SMS
Gjatë vitit 2024, shqiptarët kanë konsumuar më shumë internet, por më pak minuta dhe mesazhe SMS. Interneti po përdoret gjithnjë e më tepër për të......

Zgjidhet kompania postare për votën e diasporës - KQZ: Nga 5 prilli do të nisë paketimi i 245 808 zarfeve në 85 shtete
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka gati kompaninë e cila do të transportojë votën për emigrantët shqiptarë. Nga 5 kompanitë ndërkombëtare, që ofrojnë......

Kredi me 0 % interes për blerje banese/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se janë kryer mbi 1 mijë aplikime deri tani, që nga hapja e thirrjes më 11 mars......

Mishi nga jashtë, 19 herë më i lirë se ai i vendit?! Çmimet e eksportit dhe importit paraqesin kontraste të forta
Shifrat e tregtisë së jashtme na paraqiten në dy dimensione, atë të vlerës dhe atë të peshës, nga ku mund të nxjerrim në pak të dhëna mjaft interesante.......

Trump nuk bën përjashtime - “Tarifat reciproke do të synojnë të gjitha vendet”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se tarifat reciproke që ai do të shpallë këtë javë do të përfshijnë të gjitha kombet, jo vetëm një grup......

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - Në vitin 2024 u shpërndanë 31 mln lekë. Kryesojnë Pogradeci, Korça dhe Kukësi
Rreth 31 mln lekë është vlera e shpenzuar gjatë vitit 2024 për kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë. Sipas të dhënave nga Enti......

BE, 1.3 mld euro për sigurinë kibernetike - Plani i investimeve përfshin periudhën 2025-2027
Firmat e sigurisë kibernetike mund të shohin së shpejti përfitimet e një raundi të ri investimesh nga Bashkimi Evropian. Komisioni Evropian tha se Programi i......

"Tarifat, hapi i parë drejt pavarësisë së Evropës" - Kreu i BQE thekson nevojën për investime në energji, mbrojtje, digjitalizim
Situata aktuale gjeopolitike dhe ekonomike, veçanërisht me rritjen e tarifave doganore të vendosura nga Donald Trump, "është fillimi i një marshimi drejt......