Europa Postuar më 30 Qershor 2025, 12:34

Gjermania planifikon krjijimin e Kupolës Kibernetike - Berlini i kërkon ndihmë Izraelit për të forcuar mbrojtjen digjitale

Nga Kristi Ceta

Gjermania planifikon krjijimin e Kupolës Kibernetike - Berlini i

Gjermania synon të shtojë partneritetin me Izraelin për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Berlini planifikon krijimin e një Kupole për të ndalur sulmet digjitale të kundërshtarëve si Rusia e Kina.

Gjermania synon të krijojë një qendër të përbashkët gjermano-izraelite për kërkimin kibernetik dhe të thellojë bashkëpunimin midis agjencive të inteligjencës dhe sigurisë të të dy vendeve, tha Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt.

Berlini është ndër aleatët më të ngushtë të Izraelit në Evropë dhe ka kërkuar gjithnjë e më shumë të mbështetet në ekspertizën e mbrojtjes së Tel Avivit. Kjo vjen ndërsa vendi po shton aftësitë e tij ushtarake dhe kontributet në NATO, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina.

“Vetëm mbrojtja ushtarake nuk është e mjaftueshme në këtë moment. Një përmirësim i rëndësishëm në mbrojtjen civile është gjithashtu thelbësor për të forcuar aftësitë tona të përgjithshme mbrojtëse”, tha Dobrindt gjatë një vizite në Izrael.

Ministri, i cili u emërua nga kancelari i ri gjerman Friedrich Merz muajin e kaluar, përshkroi një plan me pesë pika që synonte krijimin e një “Kupole Kibernetike” për Gjermaninë, si pjesë e strategjisë së saj të mbrojtjes.

Plani specifikon ndërtimin e një qendre të përbashkët gjermano-izraelite për kërkime në këtë sektor; forcimin e bashkëpunimit në mbrojtjen digjitale; zgjerimin e mbrojtjes gjermane kundër dronëve; si dhe zhvillimin e një sistemi strehimesh civile dhe paralajmërimesh emergjente si ai i përdorur në Izrael gjatë luftës me Iranin.

Më herët, burime nga kryeministria e Bavarisë bënë thirrje për blerjen e 2,000 raketave mbrojtëse për të pajisur Gjermaninë me një sistem “Kupole të Hekurt” të ngjashëm me teknologjinë e raketave me rreze të shkurtër veprimi që disponon Izraeli.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat