Gjermania përpara zgjedhjeve - Qytetarët, të shqetësuar për rritjen e kostos së jetesës dhe krizën politike
Pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë janë të shqetësuar për çmimet e larta ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës tani po tkurret, tregoi një sondazh përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit.
Anketa e realizuar nga kompania gjermane R&V në datat 23-25 janar tregoi se 70% e gjermanëve shqetësohen për rritjen e kostos së jetesës, nga 57% në anketën e mëparshme në verë. Nga të anketuarit, 68% i frikësohen një rënieje ekonomike, nga 48% në sondazhin paraardhës.
Rritja e konkurrencës nga jashtë, kostot e larta të energjisë, normat e larta të interesit dhe perspektivat e pasigurta ekonomike kanë shkaktuar ndikimin e tyre në ekonominë gjermane, e cila u tkurr në vitin 2024 për dy vjet radhazi dhe është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të votuesve.
Zgjedhjet u thirrën pasi koalicioni trepalësh i kancelarit Olaf Scholz me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë u shemb në nëntor.
Mosmarrëveshjet mbi mënyrën se si të shpëtohet ekonomia më e madhe e Evropës kontribuuan në rënien e koalicionit, ndërsa situata e rëndë u reflektua në industrinë e automobilave të vendit, me Volkswagen dhe kompani të tjera që shkurtuan vendet e punës për t’i shpëtuar falimentimit.
Më shumë se 6 nga 10 persona në Gjermani i konsiderojnë politikanët, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, të papërshtatshëm për të realizuar detyrat e tyre.
Tre në katër gjermanë janë të shqetësuar për polarizimin e shoqërisë, nga 48% që ishin në verë. Rritja e mprehtë i atribuohet një sërë vrasjesh të profilit të lartë në hapësira publike nga njerëz me prejardhje emigrante dhe si reaguan palët ndaj tyre, tha kreu i studimit. Emigracioni interpretohet si problem qendror politik në vend, duke shkaktuar ndarje të mëtejshme.
Sondazh

BQE sinjalizon lehtësim inflacioni - Kërkon avancimin e euros dixhitale!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE) Christine Lagarde u ka thënë politikëbërësve europianë se inflacioni po lehtësohet dhe uljet e fundit të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje pasi në raport me dje është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, udhëheq Vetëvendosja
Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë. Sipas KQZ partia kryesuese është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të totalit të votave. Në vendin e dytë......

100 fshatrat ku do të fokusohet “Paketa e Maleve” - Duma: Nëse tejkalohen 500 subjektet përfituese, do të rishikohet ligji
Projektligji “Paketa e Maleve”, u shqyrtua këtë të hënë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për Tregtinë dhe Mjedisin. Por cilat ishin disa nga......

Jep dorëheqjen Presidenti rumun Klaus Iohannis për të shmangur krizën politike!
Presidenti rumun Klaus Iohannis dha dorëheqjen nga detyra të hënën në një masë që ai tha se ishte për të parandaluar hyrjen e vendit në një krizë që do të......

Një luftë e re tregtare transatlantike? Tarifat e Trump mund ta shtyjnë Europën të synojë shërbimet e teknologjisë amerikane!
Plani i Donald Trump për të vendosur tarifa të reja ndaj Bashkimit Europian mund të provokojë hakmarrje në një mënyrë të papritur jo duke taksuar mallrat......

Shtohen anëtarët në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike - Zhvillimet e tregut, shkon në 36 numri i subjekteve të listuar në ALPEX
Rreth 2 vjet nga nisja e operimeve Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike numëron 36 kompani të listuara për tregun e ditës në avancë. Të dhënat raportohen......

Huaja për pasuri të patundshme dominoi në 2024 - BSH: U rrit me 11.5% në krahasim me vitin 2023
Kërkesa e huasë për pasuri të paluajtshme ka vijuar të dominojë edhe në 2024. Në dhjetor, huaja e marrë për pasuri të patundshme nga individët dhe bizneset......