Gjermania, numër rekord banorësh - Por, rritja nuk ka ardhur për shkak të lindjeve
Popullsia e Gjermanisë arriti në 83.6 milionë në fund të vitit 2024, duke arritur një rekord historik. Megjithatë, popullsia po jep shenja plakjeje, ndërsa numri i emigrantëve rritet.
Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz, më shumë se kurrë më parë. Krahasuar me vitin e kaluar, popullsia u rrit me 121,000 njerëz, ose me 0.1 përqind, sipas njoftimit për shtyp të Zyrës Statistikore gjermane Destatis. Megjithatë, rritja u ngadalësua, sepse një vit më parë ajo arriti në 338,000 njerëz, ose 0.4 përqind.
Zyra Statistikore gjermane llogarit popullsinë në bazë të të dhënave zyrtare mbi lindjet dhe vdekjet. Të dhënat e përkohshme mund të shërbejnë si orientim, megjithëse korrigjimet janë ende të mundshme.
Llogaritja përfshin gjithashtu të ashtuquajturin bilanc migrimi, diferencën midis personave që kanë ardhur por edhe atyre që kanë ikur nga Gjermania. Sipas të dhënave, ky bilanc ra nga 660,000 në 420,000 në vitin 2024. Sipas vlerësimit të Zyrës Statistikore, rritja e numrit të banorëve, ashtu si vitin e kaluar, ka ardhur për shkak të hyrjes së emigrantëve.
Rritja më e madhe e banorëve u regjistrua në Bavari, me 73,000 njerëz më shumë. Shifra të larta zgjerimi u regjistruan edhe në Berlin dhe Hamburg me nga 0.6 përqind.
Zhvillimi ndryshon në varësi të grupmoshave, ku popullsia shihet se po shkon drejt pleqërisë. Numri i personave midis 60 dhe 79 vjeç u rrit me 2.2 përqind, ndërsa numri i atyre midis 40 dhe 59 vjeç ra me 1.4 përqind.
Popullsia e huaj u rrit me 2.3 përqind vitin e kaluar dhe arriti në 12.4 milionë, ndërsa numri i qytetarëve gjermanë ra me 0.2 përqind në 71.2 milionë. Pjesa e të huajve në numrin e përgjithshëm të popullsisë u rrit kështu nga 14.5 në 14.8 përqind.
Grupi më i madh i të huajve ende përbëhet nga shtetas të Turqisë (1.403 milionë), të ndjekur nga Ukraina (1.085 milionë), Siria (889,000), Rumania (771,000) dhe Polonia (723,000).

Rama: Praktikë në administratë dhe institucione publike për 600 të rinj!
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë......

Hungaria, 18 mld euro “të paralizuara” nga BE - Fondet mbeten të ngrira për shkak të problemeve në sundimin e ligjit
Bashkimi Evropian i ka mohuar Hungarisë 18 miliardë euro fonde, për shkak të problemeve në sundimin e ligjit. Tensionet mes Brukselit dhe Budapestit......

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro - Mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Popullsia e vendit po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të lidhura për çdo vit. Gjatë vitit 2024, 29,136......

Vala e nxehtësisë shkaktoi 2,300 viktima në Evropë - Ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat mesatare me 4°C
Rreth 2,300 njerëz humbën jetën në 12 qytete evropiane për shkak të valës së nxehtësisë që goditi kontinentin. Studiuesit theksojnë se ndryshimet klimatike......

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve
Falë përfitimeve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për naftë dhe e subvencioneve për vreshtarinë dhe serrat, fermerët kanë arritur të ulin kostot e prodhimit......

Trump paralajmëron tarifa 50% për importet e bakrit - Masa të ngjashme priten për gjysmëpërçuesit, produktet farmaceutike
Presidenti Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife 50% për importet e bakrit, duke zgjeruar luftën tregtare globale. Ai paralajmëroi gjithashtu masa të......

Sa para kanë grumbulluar miliarderët në një dekadë? - Shuma mjafton për të eliminuar varfërinë vjetore 22 herë
Sipas raportit të fundit, 1% e miliarderëve në botë ka shtuar pasurinë me 33.9 trilionë dollarë që nga viti 2015. Kjo shumë do të mjaftonte për të zhdukur......

Situata e zjarreve në rang vendi - AKMC dhe MM informojnë mbi situatën e 4 vatrave ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC kanë përditësuar situatën e zjarreve në rang vendi duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri,......