“Gjermania nuk mund të arrijë objektivat klimatikë” - Emetimet në sektorin e transportit, ndërtimit pengojnë progresin
Gjermania do të dështojë në arritjen objektivave të saj klimatikë për vitin 2030, nëse nuk zbatohen ndryshime të rëndësishme politike, thanë këshilltarët e qeverisë për klimën në një studim të publikuar.
Këshilli i pavarur i Ekspertëve për Ndryshimet Klimatike, i cili duhet të rishikojë performancën klimatike të vendit në intervale të rregullta, tha se Gjermania nuk do të përmbushë qëllimin e saj për të ulur 65% të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2030 krahasuar me 1990, kryesisht për shkak të sektorëve të transportit dhe ndërtimit.
Këshilli kishte thënë që vitin e kaluar se Gjermania ka të ngjarë të mos arrijë objektivat për gazin serrë.
Përpara zgjedhjeve kombëtare më 23 shkurt, këshilli tha se raporti formulon kërkesat për një program të përditësuar të veprimit për klimën që qeveria e re duhet të paraqesë brenda një viti nga marrja e detyrës, sipas Aktit të Mbrojtjes së Klimës.
Edhe pse emetimet e gazeve serrë kanë qenë në rënie kohët e fundit, duke kontribuuar në arritjen e përgjithshme të objektivave vjetore, ritmi do të duhet të rritet me 50% nga ky vit për të arritur qëllimin e 2030, sipas këshillit.
Këshilli vuri në dukje përparimin në reduktimin e emetimeve në sektorin e energjisë dhe në industri, e cila u godit kohët e fundit nga kriza energjetike dhe rënia ekonomike në Gjermani.
Rënia e emetimeve fitoi ritëm në periudhën 2014-2023, krahasuar me 2010-2019, por perspektiva mbetet e zymtë për sektorët e ndërtimit dhe transportit, pasi shumë makina me motor me djegie të brendshme janë ende duke u regjistruar, tha këshilli.
Sondazh

Investime të huaja në industrinë ushtarake? - Fuqizohet Komiteti i Sigurisë/ Cilat janë kompetencat e reja që merr në fushën e mbrojtjes
Komiteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë, i krijuar me ligj si një hallkë e rëndësishme në marrjen e vendimeve sa i takon garantimit të interesave të vendit në këtë......

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri me dije sot në Facebook se “raporti më i fundit i OECD/SIGMA vlerëson progresin e......

“Evropa, humbësi i madh” - BQE: Bashkimi Evropian do të vuajë pasojat e luftës tregtare SHBA-Kinë
Normat e interesit të Bankës Qendrore Evropiane kanë mundësi të bien më tej ndërsa inflacioni zbutet, thanë burimet zyrtare të institucionit, duke......

Trump nënshkruan urdhrin për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale lidhur me hetimet ndaj Izraelit!
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare lidhur me hetimet ndaj......

Shkencëtarët zbulojnë në Shqipëri liqenin më të madh termal nëntokësor në botë!
I vendosur në Shqipërinë jugore, liqeni shtrihet 138.3 metra në gjatësi dhe 42 metra gjerësi, duke mbajtur rreth 8,335 metra kub ujë termal të pasur me......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 96 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa e mbyll këtë javë......

Investitorët amerikanë, studim për energjinë e erës në Shqipëri-Mullaj: Parashikohet një investim fillestar rreth 700 mln dollarë
Kryeministri Edi Rama disa javë më parë njoftoi një investim të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë. I ftuar në emisionin Box to......

Mobilieritë shqiptare eksport në tregun europian-Balluku në Çermë: Sipërmarrje impresionuese
Zëvendëskryeministrja, njëherës ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, viziton një sipërmarrje mobilerie në zonën e Çermës. Kjo mobilieri......