Europa Postuar më 22 Maj 2026, 10:10

Gjermania nuk është më shtet i fortë - Investitorët e huaj po ikin për shkak të taksave dhe kostove të larta

Nga Dorian Koça

Gjermania nuk është më shtet i fortë - Investitorët e

Gjermania po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për investitorët e huaj. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar qëndrojnë më mirë në këtë aspekt. Pengesat kryesore që po ndikojnë negativisht në investimet në Gjermani janë disa faktorë, përfshirë taksat e larta, kostot e larta të fuqisë punëtore, energjia e shtrenjtë dhe burokracia

Kompanitë e huaja njoftuan më pak projekte investimi në këtë vend, për të tetin vit radhazi, duke shtuar shqetësimet për rënien e atraktivitetit të vendit si destinacion biznesi, sipas një studimi të publikuar nga kompania konsulente EY.

Sipas raportit, numri i projekteve të shpallura ra me 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke zbritur në 548 projekte, niveli më i ulët që nga viti 2009.

Gjermania u rendit e treta në Evropë për investime të huaja, pas Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Franca tërhoqi 852 projekte investimi të huaja, ndërsa Britania regjistroi 730 projekte, megjithëse të dyja vendet shënuan rënie më të mëdha në përqindje sesa Gjermania.

Në nivel evropian, investitorët e huaj shpallën 5 mijë e 26 projekte të reja ose të zgjeruara gjatë vitit të kaluar, një rënie prej 7 për qind krahasuar me një vit më herët, sipas EY-së.

Sipas raportit Gjermania po humb terren ndaj vendeve konkurruese evropiane, të cilat kanë avancuar me reforma si digjitalizimi i administratës publike dhe thjeshtimi i sistemit tatimor. Në arenën ndërkombëtare është përhapur gjithnjë e më shumë perceptimi se Gjermania nuk po arrin të zbatojë reforma, ndërsa imazhi i saj si një vend i fuqishëm dhe i sigurt për biznes po zbehet, duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen urgjente të masave kundër kësaj situate.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat