“Gjermania, në rrezik recesioni” - Ministri i Financave: Eksportet gjermane në SHBA do të ulen me 15%
Ministri në detyrë i Financave i Gjermanisë, Jörg Kukies paralajmëroi se tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump mund të shkaktojnë dëme serioze në ekonominë gjermane dhe të rrisin ndjeshëm rrezikun e recesionit.
“Nëse gjërat qëndrojnë siç janë, eksportet tona në SHBA do të bien me rreth 15 për qind”, tha Kukies, duke iu referuar të dhënave nga instituti i kërkimit me bazë në Mynih, Ifo. "Perspektivat tona të rritjes do të përkeqësohen dhe rreziku i recesionit do të rritet."
Javën e kaluar, Trump e vendosi Bashkimin Evropian në kategorinë më të keqe të partnerëve tregtarë të Amerikës, duke goditur bllokun me një tarifë 20 për qind për të gjitha importet. Nëse tarifat mbeten në fuqi, ato do të godasin veçanërisht rëndë ekonominë gjermane; SHBA është destinacioni më i madh i eksporteve të Gjermanisë jashtë Bashkimit Evropian.
Kukies hodhi poshtë idenë se Uashingtoni ka fituar avantazhin në bisedimet tregtare pas shpalljes së tarifave të fundit.
“Gatishmëria për të negociuar ekzistonte shumë kohë përpara se të shpalleshin tarifat,” tha ai. “Unë nuk shoh që SHBA të ketë fituar ndonjë avantazh të madh.”
Ministri mbështeti gjithashtu strategjinë e Komisionit Evropian për përgatitjen e kundërmasave të ashpra nëse bisedimet dështojnë, ndërkohë që ofroi eliminimin e tarifave për mallrat industriale nëse SHBA bën të njëjtën gjë. "Ka një konsensus të gjerë në politikën gjermane për këtë strategji," tha ai.
Kukies gjithashtu vuri në dukje përkeqësimin e ndjenjës në ekonominë e SHBA. “Të gjitha reagimet që po shohim nga bizneset dhe sondazhet amerikane tregojnë se rreziku i recesionit po rritet. Dhe në një rënie, të ardhurat nga taksat priren të tkurren, jo të shtohen," tha ai.
Sondazh

Bien rastet e punësimit të paligjshëm - 18 procedime penale në vitin 2024, shifra më e ulët në 5 vite
Bizneset kanë rritur ndërgjegjësimin sa i takon pasojave ligjore që vijnë nga punësimi i paligjshëm i individëve. Nga të dhënat statistikore të pasqyruara......

Cilat janë shkeljet më flagrante që bëhen në kufi? - Nga kontrabanda, tek falsifikimi i dokumenteve. Rriten kontrollet
Shkeljet e bizneseve dhe individëve në pikat kufitare janë nga më të ndryshmet. Specialistët e Monitorimit të administratës doganore, përgjatë vitit 2024......

“Tarifat do të vonojnë normalizimin e politikës monetare” - BQE rendit pasojat e luftës tregtare globale dhe inflacionit të lartë
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane, Yannis Stournaras tha se inflacioni më i lartë dhe një luftë tregtare globale pas vendosjes së tarifave të Presidentit......

Paralajmërim për udhëtimet në Itali e Greqi: Grevat e punonjësve të aviacionit do të ndikojnë fluturimet!
Udhëtimi ajror përballet me ndërprerje në Europë këtë javë pasi punonjësit në sektorin e aviacionit kërcënojnë të largohen. Grevat janë planifikuar për sot,......

Rënie e fortë për Dollarin dhe Paundin – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me dje duke vijuar të humbasë pikë përgjatë kësaj jave duke u blerë këtë mëngjes me 88.8......

Guvernatori Gent Sejko, takim me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do vijojë trendin e rritjes
Guvernatori Sejko zhvilloi sot një takim me delegacionin e BERZH të kryesuar nga zj. Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për......

"Në Shqipëri do të prodhohen anije luftarake"-Nënshkruhet marrëveshja midis KAYO dhe Fincantieri
Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO, kompanisë shtetërore për sigurinë,......

Pagesa online për kuponat e ID-së dhe pasaportës-Hoxha: Kartat e identitetit prodhohen brenda 1-3 ditësh
Të gjitha pagesat për kuponat e pajisjes me kartë ID apo pasaportë do të kryhen online. Këto janë disa nga risitë që Ministria e Brendshme dhe Kompania......