Gjermania “lulëzon” në tremujorin e parë - Ekonomia u rrit dy herë më shumë se pritshmëritë
Ekonomia gjermane u rrit ndjeshëm më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me vlerësimet e mëparshme, për shkak të zhvillimeve pozitive ekonomike në mars.
Ekonomia u rrit me 0.4% në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, tha zyra e statistikave, duke rishikuar një vlerësim paraprak prej 0.2%. Një zgjerim i tillë nuk është shënuar që nga tremujori i tretë i vitit 2022, kur u rrit me 0.6%.
Rritja ekonomike u nxit nga tregtia dhe konsumi. Prodhimi dhe eksportet regjistruan vlera më të larta në raport me supozimet e muajit mars. Eksportet u rritën me 3.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, pasi importuesit amerikanë nxituan me blerjet e tyre për të shmangur tarifat. Konsumi familjar pa një zgjerim më të fortë se në tremujorët e mëparshëm, duke u rritur me 0.5%.
Në të kundërt, shpenzimet qeveritare ranë me 0.3% në tre muajt e parë. Sipas zyrës së statistikave, kjo ka ardhur për shkak të buxhetit të përkohshëm. Gjermania u tkurr në tremujorin e fundit të vitit të kaluar me 0.2%, duke rigjallëruar frikën e recesionit. Një recesion përkufizohet si dy tremujorë radhazi me rritje negative.
Berlini pritej gjithashtu të ndikohej ndjeshëm nga tarifat për shkak të ekonomisë së orientuar drejt eksportit. Shtetet e Bashkuara ishin partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në vitin 2024 me tregti mallrash dypalëshe që arrinte në total 253 miliardë euro.
Pasi koalicioni i ish-kancelarit Olaf Scholz u shemb në nëntor, qeveria e fundit nuk kishte kohë për të miratuar buxhetin e vitit 2025. Në vend të kësaj, Gjermania ka vepruar me një buxhet të përkohshëm që nga fillimi i vitit.
Sondazh

Muzeu Arkeologjik Mesjetar Lezhë, një atraksion i ri turistik pranë Kalasë - Investim me rëndësi për trashëgiminë kulturore
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik Mesjetar Lezhë. Një muze ku do të ekspozohen një pjesë e mirë e trashëgimisë......

Akomodimi, detyrim deklarimi për 65% të kapacitetit - Cilat janë kategoritë që preken nga referenca? Viti ndahet në dy periudha
Përgjatë këtij sezoni turistik, strukturat akomoduese në vend do të ndjekin rregulla të reja sa i takon deklarimeve, të miratuara me vendim të posaçëm......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 3-mujorin/ Rritet energjia diellore, ulen humbjet në rrjetin elektrik
Rreth 2.23 mln mWh energji u prodhuan gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar rënie me 9.8% në raport me......

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt - Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%, veçanërisht materialet e ndërtimit
Tarifat e reciproke të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara, mes tyre edhe për Shqipërinë, kanë nisur të japin efekt. Për......

Administrata Trump “godet” Harvardin - Ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në universitet
Administrata e Presidentit Donald Trump, i hoqi Universitetit të Harvardit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë dhe po i detyron studentët e......

BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15 mijë morën urdhër largimi, por mbi gjysma u kthyen
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 15 mijë shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa mbi 7,800 persona......

Inspektoriati i Punës “zbret” në terren - Shtohen kontrollet ndaj ankesave, 16.7 milionë lekë masa administrative
Në katërmujorin e parë të 2025, Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka kryer 3064 inspektime në subjekte, nga të cilat 89% e tyre janë inspektime të......

Kufiri detar me Greqinë rikthehet në fokus - Athina, partner i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë
Në një artikull të fundit, gazeta greke “Ta Nea”, shkruan se, raundi i ri i konsultimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë është hapur me çështjen e pezulluar të......