Gjermania konsideron tërheqjen e arit nga SHBA - Politikat tarifore të Trump kanë shtuar shqetësimet në Berlin
Gjermania mund të kërkojë të riatdhesojë sasinë e madhe të arit që aktualisht ruan në Nju Jork, mes shqetësimeve për politikat tarifore të paparashikueshme të presidentit amerikan, Donald Trump.
Gazeta Telegraph, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se një numër figurash të larta brenda partisë së Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), që do të udhëheqë qeverinë e ardhshme gjermane, kanë diskutuar mundësinë e tërheqjes së stokut të saj të arit nga SHBA.
Aktualisht, Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë me rreth 3,350 tonë, pas vetëm Shteteve të Bashkuara me 8,100 tonë.
Oreksi i Gjermanisë për arin është dokumentuar mirë për shkak të historisë së saj të trazuar. Pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, kasafortat e vendit u boshatisën. Por një bum ekonomik i pasluftës i dha asaj mjetet financiare për të filluar grumbullimin e metalit të verdhë, e ndihmuar dhe nga sistemi Bretton Woods.
Deri në vitet 1960, Gjermania ishte bërë një nga zotëruesit më të mëdhenj të arit në botë, me një pjesë të madhe të rezervave të saj të ruajtura jashtë vendit, në Nju Jork, Londër dhe Paris, për të siguruar akses në rast konflikti. Pas vendimit për të ruajtur atë flori në këto shtete qëndron besimi që vendi kishte krijuar me aleatët e saj perëndimorë, veçanërisht SHBA-në.
Por, nën klimën aktuale gjeopolitike, ky besim mund të jetë zbehur midis anëtarëve të partisë së ardhshme qeverisëse të Gjermanisë.
Një anëtar i Parlamentit Evropian i CDU, i tha Bild javën e kaluar se “të paktën, zyrtarët gjermanë duhet të lejohen të inspektojnë personalisht shufrat e mbajtura në SHBA”.
Banka qendrore gjermane nisi një operacion për të rikthyer një pjesë të arit të saj të ruajtur jashtë shtetit, me qëllim që të kishte të paktën gjysmën e rezervave në tokën vendase nga viti 2020 e tutje. Kjo përpjekje rezultoi në transferimin e 300 tonëve në Frankfurt nga Nju Jorku dhe rreth 374 tonë nga Parisi.
Sot, Gjermania ka ende rreth 1200 tonë ose rreth një të tretën e arit në kasafortat e Rezervës Federale të Nju Jorkut në Manhattan, plus 430 tonë të tjerë në Bankën e Anglisë. Me çmimet aktuale, ari i mbajtur në SHBA do të vlerësohej në mbi 113 miliardë euro.
Një anëtar i Shoqatës së Tatimpaguesve të Evropës, ka thënë se do të ishte më mirë që "të silleshin të gjitha rezervat e arit gjerman në Frankfurt ose të paktën në Evropë sa më shpejt të jetë e mundur".
Rezerva Federale e Nju Jorkut, si kujdestarja më e madhe e arit në botë, ruan rreth 6300 tonë ar në emër të më shumë se 30 bankave qendrore të huaja. Përveç Gjermanisë, ekonomi të tjera të shquara evropiane që ruajnë arin e tyre në Nju Jork përfshijnë Italinë dhe Zvicrën.
Megjithatë, Bundesbank theksoi në fillim të këtij viti se "Rezerva Federale e Nju Jorkut është një partner i besueshëm në ruajtjen e zotërimeve tona."
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

BE drejt marrëveshjes për raundin e parë të tarifave hakmarrëse kundër SHBA!
Takimi i ministrave të tregtisë në Luksemburg të hënën iu afrua marrëveshjes për një listë të mallrave të SHBA-së për t'u synuar në përgjigje të vendimit të......

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në vlera negative kundrejt monedhës vendase duket se ka pasur një rikuperim në raport me ditën e djeshme teksa......

‘Po rrezikojmë një dimër bërthamor ekonomik’-Paralajmërimi i miliarderit amerikan për Presidentin Trump
Bill Ackman, miliarderi që e ka mbështetur Donald Trumpin, i ka kërkuar presidentit amerikan të ndalojë tarifat e tij tregtare. Në të kundër sipas tij SHBA......

Von der Leyen: BE-ja po kërkon partnerë të tjerë tregtarë-Tarifa zero, “Evropa është e gatshme të negociojë me SHBA-në”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi kwtw tw hënë se Bashkimi Evropian po kërkon të bëjë më shumë biznes diku tjetër në botë......

Bitcoin në rënie, humbje të mëdha në tregun e kriptove-Tregjet financiare, të alarmuara nga lëvizja agresive e tarifave
Vlera e kriptomonedhave ra ndjeshëm gjatë javës në Azi, duke nënvizuar një ndjenjë të qartë të rrezikut në të gjithë tregjet. Sipas mediave të huaja, Bitcoin......

Gjermanët kërkojnë rikthimin e energjisë bërthamore - Qeveria po shqyrton mundësitë, por SPD kundërshton nismën
Një sondazh i ri i publikuar nga kompania e marketingut Innofact zbuloi se 55% e gjermanëve ishin në favor të rikthimit të energjisë bërthamore. Çështja e......

“Inflacioni i lartë mund të jetë i zgjatur” - Kreu i Fed paralajmëron për efektin e tarifave të Trump
Inflacioni ka shumë gjasa të rritet për shkak të tarifave gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump dhe mund të mbetet i lartë, tha kryetari i Rezervës......

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin - Hasani: “Ndjekim me përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë”
Një ditë historike sot në Ulqin, në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë, në......