Gjermania ka 500 super të pasur më shumë - Me rreth 3,900 persona, vendi renditet i treti në botë pas SHBA-së dhe Kinës
Në Gjermani numërohen rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur, njerëz me pasuri financiare mbi 100 milionë dollarë. Brenda një viti numri i super të pasurve u rrit edhe me 500 persona të tjerë, pasuria e të cilëve është shtuar me 16 përqind. Kjo rritje e pasurisë ka të bëjë kryesisht me fitimet e mëdha nga kurset në tregjet ndërkombëtare të financave.
Super të pasurit posedojnë gati një të tretën e pasurisë financiare në vend. Këta 3.900 super të pasur të quajtuar edhe "Ultra High Net Worth Individuals" (UHNWI), sipas raportit të fundit "Global Wealth Report 2025" të konsulencës së sipërmarrjeve Boston Consulting Group (BCG) bashkarisht posedojnë gati tre miliardë dollarë. Kjo shumë përbën 27 përqind të pasurisë financiare në tërësi të Gjermanisë. Në përgjithësi pasuria bruto buxhetore gjermane është 22,9 miliardë dollarë, ku 11,1 miliardë janë pasuri fiananciare, pra depozita bankare, letra me vlerë, pensione dhe para në dorë. 11,8 miliardë dollarë janë pasuri të patundshme dhe të depozituara në të tjera vlera reale.
Në mbarë botën Gjermania me 3.900 super të pasur zë vendin e tretë, pas SHBA-së me (33.000) dhe Kinës me (9.200). Edhe numri i milionerëve është rritur në Gjermani, ku 678.000 persona posedojnë të paktën një milion dollar, në rritje me 65.000 krahasuar me një vit më parë.
Organizata joqeveritare Oxfam e sheh me sy kritik përqendrimin gjithnjë në rritje të pasurisë në vetëm pak posedues. Në raportin e saj në janar 2025 kjo organizatë tërheq vëmendjen, se miliarderët gjermanë mesatarisht përfitojnë shumë nga trashëgimia, 71 përqind të pasurisë së tyre ata nuk e kanë arritur vet, por e kanë të trashëguar. Në krahasimin me nivelin botëror mesatarja është vetëm 36 përqind pasuri e trashëguar.

Asetet e krimit kthehen në biznese sociale - Projekti “Toka jonë”, inovacion në fuqizimin e komuniteve lokale
Tokat bujqësore të konfiskuara nga krimi i organizuar do të vihen në funkson të ripërdorimit, përmes zhvillimit të bujqësisë sociale si një instrument......

Nga pastrimi i shtëpisë, te pensioni i parakohshëm - Papunësia/ 39 mijë të dekurajuar, 60 mijë të “zënë” me shtëpinë
Ndonëse punësimi është rritur në tre muajt e parë të vitit, një pjesë e popullsisë, që në përqindje mund të duket e vogël, por në shifra ka peshë, nuk është......

Administrata “mban në këmbë” ekonominë/ PBB u rrit me 4.05% vitin e kaluar, por pesha e bujqësisë dhe industrisë bie më tej
Ekonomia e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” tregojnë të dhënat më të fundit nga INSTAT. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e......

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, me guida turistike më të lira për të vizituar bregdetin
Ballkani është një gadishull i pasur me destinacione natyrore dhe historike që tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota. Në veçanti, zonat......

“Cigaret po bëhen më të përballueshme në Evropë” - Raporti i OBSH: Taksa mbi duhanin, masa më efektive për uljen e konsumit
Cigaret po bëhen më të përballueshme në pjesën më të madhe të Evropës, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa Komisioni Evropian po......

Kredi 113.6 mln euro për reforma fiskale dhe në energji - Masat, zgjerim i bazës tatimore dhe mbështetje për energjinë rinovueshme
Qeveria do të marrë kredi prej 113.6 mln euro për të mbështetur fazën e dytë të programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër”, teksa projekligji......

Zelensky dhe Këshilli i Europës nënshkruajnë marrëveshje për të ngritur gjykatën për luftën në Ukrainë!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës (KE) Alain Berset kanë nënshkruar të mërkurën në Strasburg një......

SHBA dhe Irani do të rinisin negociatat javën tjetër - Në fokus, bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit
Izraeli dhe Irani duket se e respektuan armëpushimin e brishtë midis tyre për të dytën ditë dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump pohoi se zyrtarët amerikanë......