Europa Postuar më 21 Dhjetor 2024, 10:56

Gjermania heq tarifën e gazit për blerësit e huaj - Ligji ndihmon shtetet fqinje në uljen e kostove dhe diversifikimin e furnizimeve

Nga Kristi Ceta

Gjermania heq tarifën e gazit për blerësit e huaj - Ligji ndihmon

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi të premten një ndryshim në ligjin për energjinë nga 1 janari 2025, duke eleminuar një tarifë të ruajtjes së gazit në pikat kufitare dhe qendrat virtuale të tregtimit. Ky vendim i çliron konsumatorët e huaj nga një element çmimi i kushtueshëm.

Ndryshimi i ligjit, i nxitur nga mospërputhshmëria e taksës me solidaritetin energjetik evropian dhe që synon të ndihmojë veçanërisht fqinjët jugperëndimorë të diversifikojnë prokurimin e gazit nga Rusia, mori një shumicë parlamentare.

Ai mund të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, kur taksa, e aplikuar për blerësit vendas të gazit nga operatori i sistemit Trading Hub Europe (THE), do të ketë një rritje me 20% në 2.99 euro për megavat orë (MWh).

Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia kishin frikë se kolapsi i qeverisë së koalicionit gjerman në nëntor rrezikonte të vononte ndryshimin e ligjit, për të cilin ata kishin kërkuar në fillim të këtij viti.

Gjermania ra dakord në maj të heqë tarifën për të huajt, por duhej të zbatonte ndryshimin përkatës të ligjit. Me miratimin e masës, blerësit e huaj mund të shmangin kostot shtesë në një kohë që moti i ftohtë dhe prodhimi i ulët i burimeve të rinovueshme i kanë shtyrë tashmë çmimet evropiane të gazit në nivelet më të larta të dy viteve.

Operatori e zbaton taksën si pjesë e një mandati të qeverisë së vitit 2022 për të mbushur dhe zbrazur pjesë të infrastrukturës së madhe të gazit të Gjermanisë, që të ndihmojë në krijimin e sigurisë energjetike, pasi pushtimi i Ukrainës çoi në frenimin e eksporteve të gazit të Rusisë drejt perëndimit.

Gjermania ka 23 miliardë metra kub kapacitet nëntokësor të ruajtjes së gazit, duke e bërë atë një nga fuqitë e mëdha në nivele globale dhe zë vendin kryesor të depozitimit në BE.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat