Gjermania do të rrisë pagën minimale - Vendimi synon të luftojë varfërinë e të përmirësojë kushtet e jetesës
Gjermania do të rrisë pagën minimale në vitet e ardhshme, duke e ndarë procesin në dy faza. Ky vendim synon të luftojë varfërinë dhe të përmirësojë kushtet e jetesës, megjithëse punëdhënësit paralajmërojnë për pasojat ekonomike.
Paga minimale e Gjermanisë do të rritet nga 12.82 € në orë në 14.60 € deri në vitin 2027, në dy faza. Në fillim të 2026, rroga bazë ligjore që u paguhet punonjësve duhet të rritet së pari në 13.90 €, përpara se të rritet me 0.70 € të tjera një vit më vonë.
Komisioni i Pagës Minimale, i përbërë nga përfaqësues të lartë të sindikatave dhe punëdhënësve, voton për rregullimet çdo dy vjet, duke marrë parasysh rritjen e pagave. Sipas kreut të komisionit, rritjet e propozuara të këtij viti u mbështetën unanimisht.
Në fushatën që i parapriu zgjedhjeve federale të shkurtit, Social Demokratët e Gjermanisë (SPD), tani një partner i vogël në qeverinë e re të koalicionit, kishin premtuar të rrisnin pagën minimale në 15 euro.
“15 euro është minimumi për një jetë me dinjitet. Kushdo që punon me kohë të plotë nuk duhet të jetë i detyruar të plotësojë të ardhurat e tij ose të jetojë në varfëri gjatë pleqërisë,” thanë përfaqësuesit e SPD.
Një pagë minimale ligjore konsiderohet një mjet i rëndësishëm për të luftuar varfërinë. Sipas shifrave zyrtare, 15.5% e popullsisë, ose rreth 13.1 milionë gjermanë, ishin në rrezik varfërie vitin e kaluar.
Bashkimi Evropian përcakton se kushdo që fiton më pak se 60% të të ardhurave mesatare të një popullsie është në rrezik varfërie. Në Gjermani, kjo do të vlente për familjet që fitonin 1,378 euro ose më pak në muaj pas taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Në anën tjetër, punëdhënësit kishin paralajmëruar për pasojat serioze ekonomike të një rritjeje të konsiderueshme të pagës minimale.

Cila është temperatura maksimale që mund të përballojë zemra? - Ditët e nxehta të verës “sfidojnë” funksionimin e organit jetësor
Temperaturat ekstreme, të përkeqësuara nga kriza klimatike, rrezikojnë seriozisht shëndetin e njeriut. Zemra dhe trupi human nuk mund të përballojnë valët e......

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë? - Përbën 4.66% të totalit. Vlera e tij arrin në 316 milionë euro në maj
Si rezultat i rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, vlera e arit monetar në Shqipëri është shtuar gjithashtu. Të dhënat më të fundit nga Banka e......

Nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë - Balla: Autoritetet italiane, vonesa në detajet e aplikimin. Nuk e ndikon procesin
Duke filluar nga dita e nesërme (1 korriku) do të nisë zbatimin marrëveshja e njohjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Të gjithë qytetarët që kanë......

KE dhe Departamenti i Gazetarisë, tryezë për median- Ambasadori Gonzato: Element kyç i integrimit
Një iniciativë e përfaqësisë së BE në Shqipëri, realizuar nga Këshilli i Europës dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, bëri bashkë ekspertët e......

Siguria, ndërhyrje në disa akse rrugore - ARRSH hap tenderët me fond total limit 587 mln lekë, ja akset në 3 rajone
Me një fond limit prej 587 milionë lekësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të ndërhyjë në përmirësimin e sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë......

Gjermania planifikon krjijimin e Kupolës Kibernetike - Berlini i kërkon ndihmë Izraelit për të forcuar mbrojtjen digjitale
Gjermania synon të shtojë partneritetin me Izraelin për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Berlini planifikon krijimin e një Kupole për të ndalur sulmet......

Shqipëria bëhet më pak paqësore/ Indeksi: Përkeqësohemi në pikëzim dhe në renditje për vitin 2025
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2025 tregon se Shqipëria është bërë më pak paqësore, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është ka rënë......

Gjermanët në Kosovë, italianët në Shqipëri/ Gjeografia e vizitorëve mes dy vende paraqet diferenca
Turizmi është kthyer në një nga sektorët më dinamikë dhe me rritjen më të shpejtë në rajon, sidomos gjatë viteve të fundit pas përfundimit të pandemisë.......