Europa Postuar më 5 Nëntor 2025, 11:12

Gjermania, deficit tregtar rekord me Kinën - Pritet të arrijë 87 miliardë euro. Eksportet gjermane drejt Pekinit tkurren

Nga Kristi Ceta

Gjermania, deficit tregtar rekord me Kinën - Pritet të arrijë 87

Gjermania pritet të regjistrojë një deficit tregtar rekord prej 87 miliardë eurosh me Kinën këtë vit, sipas parashikimit të agjencisë shtetërore për promovimin e ekonomisë ndërkombëtare Germany Trade & Invest (GTAI).

Vlera e deficitit mes eksporteve dhe importeve do të tejkalojë rekordin e vitit 2022, që ishte pak mbi 84 miliardë euro, thuhet në raport. “Sigurisht që kjo pabarazi nuk është në interesin tonë,” shpjegoi një zyrtare e agjencisë.

Për shkak të ndryshimeve në dinamikat tregtare, të shkaktuara nga tarifat e presidentit amerikan Donald Trump, Kina rimori vendin e saj si partneri më i madh tregtar i Gjermanisë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025. Këtë pozicion e kishte mbajtur për tetë vite, derisa u tejkalua nga Shtetet e Bashkuara në 2024.

Megjithatë, Berlini synon të diversifikojë zinxhirët e furnizimit dhe të reduktojë varësinë nga Pekini për produkte kritike si çipet dhe mineralet e rralla. Objektivi i vendit është ta bëjë ekonominë më pak të ekspozuar ndaj tensioneve tregtare dhe ndaj shqetësimeve logjistike e të transportit.

Nga njëra anë, pabarazia tregtare vjen për shkak të eksporteve të dobëta gjermane drejt Kinës, që priten të tkurren mbi 11% këtë vit. “Kina po humbet pozicione në tregun e klientëve. Këtë vit, ka të ngjarë të renditet vetëm e gjashta, pas Italisë,” thanë zyrtarët e agjencisë. Disa vite më parë, Kina ndodhej në vendin e dytë, pas Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, më shumë produkte kineze po hyjnë në ekonominë më të madhe të Evropës, gjithashtu si pasojë e tarifave të larta amerikane. Të dhënat kineze për periudhën janar-shtator treguan se eksportet për në SHBA ranë me 17%, ndërsa dërgesat për në Gjermani u shtuan me 11%.

Shqipëria 5 Nëntor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat