Gjermani, tregu i punës po “humb shkëlqimin”- Për herë të parë në 10 vjet, numri i të papunëve do të arrijë 3 milionë
Për pjesën më të madhe të 20 viteve të fundit, reformat e tregut të punës të ish-kancelarit Gerhard Schröder kanë siguruar punësimin në Gjermani. Por modeli është duke shfaqur probleme gjithnjë e më shumë, për shkak të krizës industriale dhe hendekut në rritje të aftësive.
Është vetëm çështje muajsh derisa numri i të papunëve në Gjermani të arrijë në 3 milionë për herë të parë në një dekadë, pasi kompanitë falimentojnë ose heqin dorë nga pritshmëritë për një kthesë pozitive që refuzon të vijë. Pas mbylljes së shumë fabrikave në industritë me intensitet të lartë në vitin 2022, sektori kryesor i automobilave u dorëzua vitin e kaluar, me Volkswagen dhe të tjerë që njoftuan mijëra shkurtime të vendeve të punës.
Kjo po sjell efekte negative në të gjithë sektorët më të vegjël që “ushqehen” nga gjigantët e prodhimit. Instituti kërkimor me bazë në Mynih, Ifo, tregon se "pothuajse të gjitha degët e industrisë në Gjermani duan të zvogëlojnë numrin e tyre të punonjësve".
Në fillim të vitit, numri i njerëzve të papunë u rrit me 11,000, në 2.88 milionë, ose 6.2 për qind e fuqisë punëtore. Shkalla e papunësisë tani është në nivelin më të lartë në më shumë se katër vjet, vetëm pak më poshtë se kur arriti kulmin gjatë pandemisë. Kreu i sondazheve të Ifo-s, tha se pret që listat e të papunëve të arrijnë shifrën e rëndësishme prej 3 milionësh deri në mes të vitit.
Ky numër është ende shumë nën ditët e errëta të fillimit të viteve 2000, kur industria gjermane zhvendosi pjesën më të madhe të zinxhirit të furnizimit në Evropën Qendrore, duke kërkuar të shfrytëzojë kostot shumë më të ulëta të punës në ato vende. Ai eksod e çoi papunësinë në mbi 5 milionë, përpara se reformat e Schröder të ndryshonin trendin.
Megjithatë, për shkak të faktorëve të ndryshëm, numri i të papunëve nuk pasqyron shtrirjen e plotë të rënies. Zbatimi më i madh i skemave të pensioneve të parakohshme, subvencionet shtetërore për shkurtimin e orarit të punës dhe një kolaps në pozicionet e lira sugjerojnë se gjërat janë më keq sesa dëshmojnë shifrat zyrtare.
Por ajo që ka goditur Gjermaninë në vitet e fundit është strukturore dhe jo e përkohshme. Humbja e furnizimeve të lira të energjisë dhe konkurrenca më e gjerë dhe më agresive nga Kina, veçanërisht në sektorin vendimtar të automobilave, kanë pasur ndikim të madh ekonomik në vend.
Një qeveri e re, pas zgjedhjeve të planifikuara për në 23 shkurt, mund të ndihmojë në reduktimin e pasigurive të fundit, që kanë kontribuar në rritjen e papunësisë. Megjithatë, do të duhet kohë përpara se të ndihet ndonjë ndikim.
Sondazh

Energjia diellore, rekord prodhimi në 2024-ën- U gjenerua rreth 489 mijë mWh, 6-fish më shumë se në vitin 2023
Energjia e prodhuar nga centralet diellore ka regjistruar një rekord historik gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Enti rregullator i Energjisë......

Kosova, 17 vjet shtet- Hapat drejt pavarësisë dhe sfidat e integrimit ndërkombëtar
Shteti më i ri në Evropë, Kosova, sot festoon 17 vite nga shpallja e pavarësisë më 2008 duke u bërë vend sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole......

Sa e fortë është vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Në 17 vjet pavarësi dy vendet thelluan ndjeshëm bashkëpunimin
Kosova feston 17-të vjet pavarësi dhe kështu përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit......

Kush është Alice Weidel?- Kryetarja e së djathtës ekstreme në Gjermani renditet e dyta në sondazhe
Alice Weidel, kandidatja për kancelare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), është një figurë publike e së djathtës ekstreme, e cila e përshkruan veten si një......

Apartament me Booking dhe AirBnb?- Pronarët, detyrim për DIVA. Penalizohen individët që nuk deklarojnë të ardhurat
Të gjithë qytetarët që japin ambiente akomodimi me qira ditore, janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore......

“Nuk ka punonjës!”- Tregu i punës me të njëjtat probleme. BSH: Edhe pagat në sektorin privat u rritën më pak
Tregu i punës në Shqipëri vijon të vuajë nga mungesa e fuqisë punëtore. Sipas raportit tremujor mbi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, rritja e......

Si nisi viti 2025 për transfertat në AIPS-EURO?- BSH: Rreth 19.7% më shumë veprime se në janar 2024
Viti 2025 ka nisur pozitivisht për sa i përket transaksioneve të realizuara me sistemin AIPS-EURO. Megjithëse numri dhe vlera e veprimeve ka qenë më e ulët......

Pse Trump po ushtron presion mbi aleatët?- Mineralet kritike, në fokus të presidentit amerikan
Lista e dëshirave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për kontrollin e territoreve të reja dhe arritjen e marrëveshjeve përfshin zona me një veçori......