Gjermani, papunësia rritet mbi pritshmëritë - Tregu i punës nuk ofron stimujt e nevojshëm për rimëkëmbje
Papunësia në Gjermani u rrit më shumë se sa pritej në shtator, sipas të dhënave të zyrës së punës, ndërsa tregu i punës po përballet me vështirësi për t’u rimëkëmbur. Në terma sezonalisht të rregulluar, numri i të papunëve u rrit me 14,000, duke arritur në 2.98 milionë. Norma e papunësisë, gjithashtu sezonalisht e rregulluar, mbeti e qëndrueshme në 6.3%, në përputhje me parashikimet e analistëve.
Numri i të papunëve kaloi shifrën 3 milionëve në muajin e kaluar për herë të parë në një dekadë, por u ul përsëri në 2.95 milionë në shtator, duke rënë me rreth 70,000. Kërkesa e kompanive për punonjës të rinj gjithashtu u dobësua, me 630,000 vende pune të lira të raportuara në shtator, 66,000 më pak se një vit më parë, sipas zyrës së punës.
"Kërkesa në tregun e punës vazhdon të mos ketë stimujt e nevojshëm për një rimëkëmbje më të fortë," njoftuan burime nga zyra e punës.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, po përballet me vitin e tretë radhazi të tkurrjes ekonomike për herë të parë në historinë e saj, një gjë që është bërë më e mundshme nga tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump. Ekonomia u tkurr me 0.3% në tremujorin e dytë krahasuar me tre muajt e parë të vitit, duke treguar dobësi të vazhdueshme në tregun e punës.
Kancelari Friedrich Merz ka premtuar të nxjerrë Gjermaninë nga kjo krizë me një rritje të fortë të shpenzimeve në infrastrukturë dhe mbrojtje, por këto masa po marrin më shumë kohë se sa pritej për t’u reflektuar në terren.
“Nëse programet e infrastrukturës dhe rritja e shpenzimeve në mbrojtje do të kenë efekt vitin e ardhshëm, sektori i prodhimit do të jetë përfituesi kryesor dhe humbjet e shpejta të vendeve të punës do të ngadalësohen,” theksojnë ekonomistët.
Institutet kryesore ekonomike gjermane javën e kaluar zgjeruan pak parashikimin për rritjen ekonomike këtë vit në 0.2%, nga 0.1% që ishte më parë, ndërsa për vitin 2026 vlera mbeti e pandryshuar në 1.3%.

Si i ruajnë paratë shqiptarët në bankë? - BSH: Depozitat 1-mujore, “në ditët më të mira”. Rritje rekord me 7% në gusht
Pavarësisht se shumica e qytetarëve i kyçin kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë, duket se së fundmi po shtohen edhe ata që i fusin paratë në......

Itali, të ardhurat tatimore në rritje - Inflacioni, zgjerimi i punësimit nxisin fitimet dhe ulin deficitin buxhetor
Të ardhurat tatimore të Italisë po rriten më shpejt se sa ishte parashikuar, falë zgjerimit të punësimit dhe inflacionit. Kjo tendencë po e ul deficitin......

30 shtatori, afati i fundit për programin e vetëpunësimit - Grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se deri më 30 shtator është afati i fundit për të gjithë punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë......

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14 miliardë lekë
Nga 1 Tetori të gjithë pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensionit në nivelin 2.5 për qind mbi masën që përfitojnë aktualisht. Vendimi i......

Amazon paguan gjobën “rekord” - 2.5 miliardë dollarë për mashtrim të konsumatorëve
Amazon ka pranuar të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga qeveria federale amerikane, që e akuzonte kompaninë se kishte......

Kosovë, importet arrijnë mbi 5 miliardë euro në 2025 - Oda Ekonomike: Vendi po importon inflacion bashkë me mallrat
Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë dhe shqetësues. Vendi ka importuar......

Integrimi i refugjatëve në tregun e punës - Qeveria greke synon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore
Refugjatët që kanë fituar të drejtën e azilit në Greqi së shpejti do të integrohen në tregun e punës, sipas një plani të ri të qeverisë që synon të zbusë......

SHBA, drejt mbylljes së qeverisë - Udhëheqësit nuk arrijnë marrëveshje në takimin e Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kundërshtarët e tij demokratë nuk arritën përparim të dukshëm gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë që kishte për......