Gjermani, klima e biznesit përmirësohet papritur - Në nivelin më të lartë në 15 muaj. Por, perspektiva ekonomike mbetet e dobët
Klima e biznesit në Gjermani u përmirësua në muajin gusht, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se një vit. Megjithatë, perspektiva ekonomike mbetet e dobët, me rritje të ngadaltë dhe sfida të shumta.
Ndjenja e biznesit në Gjermani u përmirësua papritur në gusht, duke arritur në nivelin më të lartë në 15 muaj, sipas një sondazhi. Megjithatë, analistët paralajmëruan se perspektiva ekonomike mbetet e dobët.
Instituti Ifo njoftoi se indeksi i klimës së biznesit u rrit në 89.0 në gusht nga 88.6 në korrik, niveli më i lartë që nga maji i vitit të kaluar. Analistët e pyetur nga Reuters kishin parashikuar një nivel prej 88.6.
“Përmirësimi nuk është i mjaftueshëm për të krijuar shpresa reale për rritje. Shumë bazohen te pritshmëritë për të ardhmen, realizimi i të cilave është i pasigurt,” shpjegojnë ekonomistët.
Rritja u shkaktua nga përmirësimi i pritshmërive midis kompanive, ndërsa situata aktuale u vlerësua pak më negative, sipas Institutit Ifo. “Rimëkëmbja e ekonomisë gjermane mbetet e dobët,” theksojnë burimet.
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.3% në tremujorin e dytë, duke zbehur më tej pritshmëritë për një rimëkëmbje të qëndrueshme këtë. Instituti parashikon një rritje të vogël në tremujorin e tretë, me produktin e brendshëm bruto që do të rritet vetëm me 0.1%.
Organizata shtoi se pritshmëritë për eksportet janë përkeqësuar pas marrëveshjes tregtare midis BE-së dhe SHBA-së në fund të korrikut, që përcakton një tarifë bazë prej 15%. Taksat më të larta amerikane po pengojnë rritjen, ndërsa uljet e normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane dhe miliardat e shpenzuara për infrastrukturën nga qeveria gjermane pritet të nxisin një rimëkëmbje të moderuar, tha një ekonomist i VP Bank. “Rritja e ngadaltë e indeksit të klimës së biznesit të Ifo-s tregon se ekonomia gjermane po përparon me hapa të vegjël,” shpjegon ai.

BE synon marrëveshje me partnerët e Mesdheut - Pakti parashikon heqjen e barrierave tregtare, përshtatjen me tregun evropian
Bashkimi Evropian kërkon të arrijë një marrëveshje strategjike me disa shtete në rajonin e Mesdheut. Pakti synon të heqë barrierat tregtare dhe të......

Janar-qershor 2025, emigrantët e Kosovës dërguan 651 mln euro - Mbi 21 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar
Diaspora e Kosovës në periudhën janar-qershor të këtij viti ka dërguar në vendlindje mbi 651 milionë euro. Kjo vlerë është mbi 21 milionë euro më shumë,......

Në korrik 1.3 milionë pasagjerë udhëtuan nga ajri - Destinacionet kryesore ishin qytetet italiane si Milano dhe Roma
Gjatë një dite të zakonshme të muajit të dytë të verës, nëpër aeroportin e Tiranës kalonin gati 43 mijë pasagjerë, që mbërrinin ose niseshin drejt një......

“Kroacia, model për integrimin e Ballkanit në BE” - Ministri gjerman thekson rolin kyç të Zagrebit në negociatat e anëtarësimit
Procesi i anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor ka hasur pengesa përgjatë viteve. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon të nxisë......

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale - Vendimi përshkallëzon betejën mes pushtetit ekzekutiv dhe Fed
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shkarkojë guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, duke e akuzuar për parregullsi në deklarimin e kredive......

Qendra Pajtoni – E vetmja qendër në Shqipëri e dedikuar plotësisht shtëpisë dhe ambienteve të zyrave
Në Autostradën Tiranë–Durrës, Km 1, ngrihet Qendra Pajtoni, një destinacion unik në Shqipëri që lindi nga dëshira për të krijuar një hapësirë të veçantë, të......

New York Times artikull për Shqipërinë, Rama: E cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje
Media amerikane "New York Times" i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, ku vë në dukje bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, por edhe mikpritjen e......

Tërheqjet me kartë, instalohen 150 bankomate të rinj - BSH: Rreth 95% e ATM-ve në vend ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së parave
Bankat tregtare po zgjerojnë gjithnjë e më tepër rrjetin e tyre të bankomateve vend. Aktualisht, në Shqipëri numërohen gjithsej 1214 bankomate për urdhër......