Europa Postuar më 4 Nëntor 2025, 09:44

Gjermani, gazi shtrenjtohet me ritme rekord - Faturat e ngrohjes janë trefishuar në 4 vitet e fundit

Nga Kristi Ceta

Gjermani, gazi shtrenjtohet me ritme rekord - Faturat e ngrohjes janë

Gjermanët po përballen me një rritje prej 82% të kostove të ngrohjes, që nga viti 2021. Një rol të rëndësishëm ka pasur shkëputja e lidhjeve me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

Shoqata gjermane e administratorëve të pronave parashikon se në vitin 2025, ngrohja e një apartamenti 70 metra katrorë me gaz do të kushtojë rreth 1,180 euro në vit, një rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas kompanisë Techem, që analizoi të dhënat nga 100,000 ndërtesa banimi, kostot e ngrohjes kanë arritur nivelet më të larta në katër vitet e fundit, me një rritje prej 82% që nga viti 2021.

Në Gjermani, ngrohja zakonisht përfshihet në qira, përmes një pagese mujore paraprake, e cila rishikohet në fund të vitit. Ky sistem ka sjellë surpriza të pakëndshme për shumë qiramarrës, të cilët përballen me fatura korrigjuese gjithnjë e më të larta.

Sipas Eurostat, 13% e familjeve gjermane tani shpenzojnë më shumë se 40% të të ardhurave të tyre për banim, pesë pikë përqindje mbi mesataren evropiane, duke u renditur në vendin e dytë, pas Danimarkës.

Kriza energjetike dhe rritja pasuese e çmimeve të ngrohjes lidhen kryesisht me kalimin e detyruar të Gjermanisë te furnizues të rinj të energjisë. Para luftës në Ukrainë, në vitin 2020, Rusia siguronte 55% të importeve gjermane të gazit, kryesisht përmes tubacioneve që garantonin furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm.

Sot, Norvegjia është bërë furnizuesi kryesor i Berlinit, duke përbërë 48% të importeve të gazit në vitin 2024, e ndjekur nga Holanda (25%) dhe Belgjika (18%).

Ky tranzicion ka rezultuar më i kushtueshëm, jo vetëm për shkak të rrugëve të reja të furnizimit, por edhe sepse produkti mbërrin në formën e gazit natyror të lëngshëm (LNG), një alternativë më e shtrenjtë në krahasim me transportin përmes tubacioneve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat