Gjermani, debati për moshën e pensionit - Nën shqyrtim, pensionimi sipas viteve të kontributeve

Gjermania po shqyrton reformën e pensioneve, duke lidhur moshën e daljes në pension me vitet e kontributeve dhe jo vetëm me jetëgjatësinë. Sipas kësaj mase, personat që punojmë më shumë vite mund të dalin më herët në pension.
Në kuadër të debateve për reformimin e sistemit të pensioneve në Gjermani, Ministria e Punës po konsideron idenë e lidhjes së moshës së daljes në pension me numrin e viteve të kontributeve të paguara të sigurimeve shoqërore. Institucioni iu referua një rekomandimi të disa ekonomistëve, që e vlerësojnë lidhjen e moshës së daljes në pension me vitet e kontributeve më të drejtë sesa lidhjen e saj me jetëgjatësinë.
Ministria shpjegoi se për moshën e pensionit ekzistojnë dy modele të ndryshme. Një mundësi është që mosha e pensionimit të bazohet mbi jetëgjatësinë, ndërsa tjetra mbështetet në vitet e kontributeve që ka paguar dikush në sistem.
"Nëse dikush fillon një praktikë në moshën 16 vjeç dhe më pas paguan në sistemin e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar, ai mund të dalë në pension më herët. Kurse ata që fillojnë të punojnë më vonë, duhet të punojnë më gjatë," shpjegojnë zyrtarët.
Ky mund të jetë një lajm i keq për personat që studiojnë dhe mbarojnë universitetin, sepse fillojnë të punojnë më vonë se ata që nuk studiojnë. Të dy modelet do të diskutohen në komisionin e pensioneve.
Aktualisht mosha e daljes në pension përcaktohet nga data e lindjes dhe deri në vitin 2031 do të rritet gradualisht në 67 vjeç. Personat që kanë paguar 45 vjet kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të dalin më herët në pension.
Sipas Ministrisë së Punës, për ata që kanë lindur pas 1 janarit 1953, mosha e pensionimit rritet me dy muaj për çdo vit. Ndërsa ata që kanë lindur pas 1 janarit 1964 mund të tërhiqen nga puna pa reduktim të pensionit kur mbushin 65 vjeç.
Sfidat e emigrimit në Maqedoninë e Veriut - Një në tre studentë kërkon të largohet nga vendi
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta shohin emigrimin si prioritet. Sipas raportit të fundit, rreth një e treta e studentëve kërkojnë të largohen......
Pensionet, shqetësimi më i madh për shqiptarët - RCC: Janë më të kënaqurit me ekonominë, por edhe më të pasigurtët financiarisht
Në të gjithë rajonin, shqiptarët janë më të kënaqurit me ekonominë e tyre. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), gati 31% e......
Mbi 19 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues - Aplikimet në e-albania, në rritje me 40% krahasuar me një vit më parë
Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar e-Albania ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Sipas të dhënave të......
A po dalin eksportet nga kriza? - Zusi: Shumë biznese i kanë braktisur, po rikonceptojnë prodhimin
Pas dy viteve të vështira për sektorin e eksporteve, bizneset shqiptare vijojnë ende të ndjejnë pasojat e krizës së kursit të këmbimit dhe rënies së euros.......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......
Pagesat digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve të zhvilluara - ‘Cashless Albania 2030’, transformimi i pagesave nis nga viti 2026
Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike, cash me nisjen e nismës “Cashless......
Kina nuk ka “nevojë” për SHBA-në - Eksportet totale rriten me 6%, pavarësisht tkurrjes së importeve amerikane
Eksportet e Kinës u rritën me 5.9% në nëntor, duke kapërcyer pritshmëritë dhe duke rikthyer trendin pozitiv në vend. Rritja e eksporteve totale ka ardhur......
Volkswagen, 160 mld euro deri në 2030 - Kompania përballet me sfida të mëdha në tregjet e SHBA-së dhe Kinës
Volkswagen ka njoftuar një plan investimesh prej 160 miliardë eurosh deri në vitin 2030. Kompania përballet me rënie fitimesh dhe presion të fortë në tregjet......





