“Gatishmëria 2030”, planet e Evropës për riarmatimin - Sektori i mbrojtjes i Evropës ofron rreth 600,000 vende pune
Bashkimi Evropian është angazhuar për të forcuar kapacitetet evropiane të mbrojtjes. Propozimi i Komisionit Evropian, i emërtuar fillimisht “Riarmatosja e Evropës” dhe tani i njohur si “Gatishmëria 2030”, i jep përparësi furnizimit me pajisje strategjike, si mbrojtja ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat, municionet dhe sistemet me dron dhe anti-drone. Shpenzimet ushtarake do të përjashtoheshin nga kufizimet strikte fiskale evropiane.
Nëse çdo shtet anëtar do të shpenzonte 1.5% të GDP së tij për mbrojtjen, mesatarisht, shuma e kombinuar do të ishte 650 miliardë euro. Përveç kësaj, plani parashikon 150 miliardë euro kredi për të blerë kapacitete mbrojtëse të prodhuara kryesisht në Evropë.
Burime shtesë financimi për mbrojtjen janë në studim, duke përfshirë mobilizimin e financimit privat.
BE po studion gjithashtu harmonizimin e kërkesave dhe prokurimet e përbashkëta për të siguruar një treg më efikas, për të ulur kostot. Në total, rreth 2500 kompani operojnë në industrinë e mbrojtjes të BE-së. Sektori i mbrojtjes i Evropës ofron rreth 600,000 vende pune dhe skenari i ri mund të ndihmojë për të ofruar edhe më shumë. Por a mund ta përballojë vërtet Europa – e ngarkuar me borxhe – këtë përpjekje masive për riarmatim në situatën aktuale të paqëndrueshme ekonomike?
Sipas ekspertëve duke pasur parasysh kontekstin e ri gjeopolitik, Evropa ka pak mundësi përveçse të ecë përpara. Evropa planifikon të vendosë një prag minimal që 65 për qind e komponentëve ushtarakë të kualifikuar për financim duhet të jenë evropianë.
Sondazh

Begaj me Guvernatorin austriak: Mundësi bashkëpunimi në ekonomi, hoteleri e turizëm
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u prit sot në një takim nga Guvernatori i Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer, në kryeqytetin Linz, një nga......

“Ulja e çmimit të energjisë ndikoi inflacionin”- Ekonomia, Sejko: Në trajektore pozitive zhvillimi, por lufta tregtare mund ta dëmtojnë
Ulja e çmimit të energjisë me 10.5% për konsumatorët familjarë është një nga faktorët që ka ndikuar në rënien e inflacionit në 2 muajt e parë të vitit. Në......

Rama me sipërmarrësit në Shkodër: 200 mln euro investime në energji dhe ujë
Kryeministri Rama, i cili ndodhet sot në Shkodër zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të suksesshëm në hoteleri, mbi arritjet në biznes, sfidat e hasura......

Lufta e gjigandëve të inteligjencës artificiale dhe çipave: SHBA fut në listën e zezë mbi 50 kompani kineze!
SHBA-ja shtoi të martën dhjetëra kompani teknologjike kineze në listën e zezë të eksportit në përpjekjen e saj të parë të tillë nën administratën e Donald......

Të huajt interes të lartë për prona në Shqipëri, turizmi nxiti blerjen e pasurive të paluajtëshme
Me “fajtorin” kryesor, turizmin, për reklamën që i është bërë Shqipërisë, investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme po rriten gjithnjë e më......

Dritaret me panele diellore që mund të kthejnë ndërtesa të tëra në termocentrale thyejnë rekordin e energjisë elektrike!
Studiuesit në Danimarkë kanë vendosur një rekord të ri botëror në efikasitetin për konvertimin e dritës së diellit në energji elektrike duke përdorur dritare......

Sllovakia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për rastet e shumta të kafshëve të infektuara!
Sllovakia po vazhdon përpjekjet e saj për të çliruar vendin nga sëmundjet Afta Epizootike, pasi të martën u shpall një gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë......

Paketa e Maleve, Rama fton emigrantët të investojnë: 500 projektet e para 10 vjet pa taksa!
Nga Shkodra kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin e sapomiratuar “Paketa e Maleve”, që ka në fokus rritjen e investimeve në zonat malore të vendit përmes......