Gara e IA në sektorin publik, Europa mbetet pas/ Qeveritë evropiane, qasje e kujdeshme që shmang rreziqet

Franca renditet e fundit në një indeks të ri global të përvetësimit të inteligjencës artificiale. Gati gjysma e nëpunësve të saj publikë që nuk e kanë përdorur kurrë teknologjinë në punë. E ngjashme situate është dhe në vendet e tjera europiane.
Qeveritë evropiane po mbeten prapa kolegëve globalë në përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike. Sipas një studimi të ri Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po përpiqen t’i përkthejnë ambiciet e inteligjencës artificiale në mjete praktike për nëpunësit civilë. Në Indeksin e Adoptimit të Inteligjencës Artificiale në Sektorin Publik 2026 të publikuar këtë javë me sponsorizim nga Google, zbulohet se ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale po përshpejtohet në nivel global, vendet evropiane po ndjekin një qasje më të kujdesshme dhe që shmang rreziqet.
Pavarësisht përdorimit të gjerë — 74 përqind e nëpunësve publikë në nivel global tani përdorin inteligjencën artificiale dhe 80 përqind ndihen të fuqizuar prej saj — vetëm 18 përqind mendojnë se qeveritë e tyre po e përdorin teknologjinë në mënyrë efektive.
Indeksi bazohet në një anketë me 3,335 nëpunës publikë në 10 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Brazilin, Afrikën e Jugut, Indinë, Singaporin dhe Arabinë Saudite. Midis dhjetë vendeve të anketuara, Franca u rendit e fundit në studim, me 74 përqind të nëpunësve publikë francezë që thanë se inteligjenca artificiale nuk mund të kryente asnjë pjesë të punës së tyre. Gjetjet janë veçanërisht të habitshme duke pasur parasysh investimet e konsiderueshme të Francës. Në të gjithë Evropën, po ecet me kujdes. Gjermania dhe Franca u grupuan midis vendeve që i shmangen më shumë riskut, ku përdorimi i inteligjencës artificiale është i kufizuar vetëm në projektet pilot. Mbretëria e Bashkuar tregoi përparim në përvetësimin e IA-së, por ende përballet me boshllëqe në udhëzime dhe infrastrukturë.
Singapori, Arabia Saudite dhe India u identifikuan në krye të listës, duke kombinuar mbështetjen e fortë të lidershipit me përdorimin e gjerë dhe të përditshëm të inteligjencës artificiale në punët qeveritare.
Itali, Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës/ Tensionet politike shfaqen në ceremoninë e hapjes në San Siro
Italia hapi Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës të premten me një ceremoni elegante dhe plot ngjyra që festoi historinë, artet dhe modën e......
Roli global të euros dhe siguria ekonomike e BE/ 16 shkurt, ministrat e Eurozonës takohen për borxhin
Ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë më 16 shkurt se si të nxisin rolin global të monedhës europiane dhe të forcojnë sigurinë ekonomike të......
Maqedonia e Veriut - "Safe City", sw shpejti kamera sigurie edhe në Strugë e Ohër
Sistemi “Safe City” së shpejti do të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të......
Lufta e Trump kundër drejtësisë globale, stafi i gjykatave dhe OKB-ja përballë sanksioneve terroriste
Sanksionet e Trump ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese, dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale ngrinë asetet dhe ndërprenë hetimet për krime lufte.......
BE propozon sanksione të reja për të dobësuar shitjet e naftës në Rusi
Komisioni Evropian ka propozuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin mbi ekonominë e luftës me......
IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim
Nga jashtë duken si oferta të zakonshme në internet: “Mbi 5 mijë kanale televizive”, “Sport, filma dhe seriale pa limit”, “Vetëm 5 euro në muaj”. Brenda tyre......
Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin e amnistisë, ja cilët të burgosur përfitojnë (DRAFTI)
Qeveria kjë miraratuar përojektligjin “Për Dhënie Amnistie”,duke i hapur rrugën Kuvendit të Shqipërisë për ta miratuar atë. Prej tij pritet të përfitojnë......
Prodhimi i energjisë diellore, jepet leja për ndërtimin e centralit fotovoltaik 128 megavat në Fier
Qeveria ka firmosur vendimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Sheq-Marinas, Bashkia Fier.......


