Futbolli i femrave mbështet turizmin zviceran - Interes i madh ndërkombëtar për “Euro 2025”, shpenzimet rriten me 27%
Bumi i vazhdueshëm në futbollin e femrave po i jep një shtysë shpenzimeve të turistëve që vizitojnë Zvicrën, gjatë verës, pasi vizitorë ndërkombëtarë po vijnë për të ndjekur turneun “Euro 2025”. Numri i udhëtarëve në Zvicër është rritur me 12% me bazë vjetore, vetëm gjatë javës së parë të kompeticionit. Numri i vizitorëve nga Gjermania, Polonia dhe Holanda u rrit me 25%, nga Mbretëria e Bashkuar me 20%, ndërsa nga Italia dhe Franca u vu re një rritje me 15% dhe 10%, respektivisht.
Ndërkohë, shpenzimet u rritën me 27% për javën që filloi më 2 korrik në të gjithë qytetet pritëse, që përfshijnë Bazelin, Bernën, Gjenevën dhe Zyrihun, si dhe qytetet më të vogla si St. Gallen, Sion dhe Thun. Të ardhurat nga restorantet pothuajse u dyfishuan në Bern, ndërsa shpenzimet për argëtim u trefishuan pranë brigjeve piktoreske buzë liqenit të Thun, i cili priti ndeshjet Norvegji-Islandë dhe Spanjë-Belgjikë. Shpenzimet për produkte me pakicë në Zvicër u rritën me 30%, që sipas Visa Europe tregon “efektin e fuqishëm të turneut, me një rritje të shpenzimeve të konsumatorëve në kohë reale në të gjitha industritë”.
Pamjet e stadiumeve të mbushur plot për ndeshjet e futbollit të femrave, dikur dukeshin një ëndërr shumë e largët. Futbolli i femrave filloi të profesionalizohej në nivel klubesh vetëm në vitet 2010 dhe mendohet se ishte çelësi i zhvillimit të përgjithshëm të talenteve. Euro 2022, i organizuar nga Anglia, rezultoi një sukses historik për sa i përket interesit për futbollin e femrave, dhe u panë frutet e më shumë se një dekadë investimesh në nivel lokal, marrëveshje të reja transmetimi dhe interes në rritje i publikut dhe medias.
Pjesëmarrja e gati 90,000 spektatorëve në finalen e Anglisë kundër Gjermanisë në stadiumin Wembley të Londrës ishte shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për një finale të Kampionatit Europian të meshkujve ose të femrave. Edhe shitjet e biletave thuajse u katërfishuan, në rreth 60 milionë euro, ndërsa shikueshmëria globale e transmetimeve televizive u rrit në 365 milionë nga 178 milionë në 2017 dhe 116 milionë në vitin 2013.
Tashmë, në Euro 2025 në Zvicër po thyhen rekordet e vjetra dhe po vendosen rekorde të reja, me shitjet paraprake të biletave që arritën në 600,000. Nga këto, 35% u blenë nga vizitorë ndërkombëtarë, sipas të dhënave të publikuara nga UEFA.

Tregtarët, në garë për të dërguar kafe në SHBA - Përpara hyrjes në fuqi të tarifës prej 50% nga 1 gushti
Tregtarët po bëjnë një garë me kohën për të shitur sa më shumë kafe braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se tarifa e re prej 50% e Trump mbi produktet......

Ura e re e Viroit/ Kumbaro: Garanton qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga kantieri i urës së re të Viroit, që po realizohet nga ARRSH, një investim me mbështetjen......

“Mesdheu Sekret”/ Forbes: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i pushimeve tuaja të ardhshme?!
“Riviera e Shqipërisë është sekreti më i mirëmbajtur i Mesdheut - plazhe të egra, asnjë mega-resort (ende) dhe arratisja e fundit e vërtetë para se të......

Sipërmarrja më e madhe gjermane SchwarzGroup/ Rama: Interes për të investuar në Shqipëri!
Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup i shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina......

Kursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas një periudhë negative duke pësuar një rënie të vazhdueshme ka nisur të rikuperojë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 83.3 lekë dhe......

Kritikat e Ramës, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e Bashkisë Krujë dhe Librazhd
5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në Bashkinë e Krujës kanë dhënë dorëheqjen Administratorët e njësive administrative......

Bashkitë, sportele ndihmëse për aplikimet në e-Albania - Balluku: Zyrat që marrin pagesë, në shkelje totale të ligjit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja e vendit, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Lushnjës, ku......

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët europianë
Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në Ministrinë për Evropën dhe......