Fundi i hegjemonisë amerikane? Euro digjitale si mjeti i BE-së për sovranitetin e pagesave?

Gjashtë në dhjetë transaksione evropiane kalojnë përmes infrastrukturës amerikane, si Visa, Mastercard dhe PayPal. Brukseli dëshiron ta ndryshojë këtë situatë nëpërmjet euros dixhitale. Ky është plani ambicioz që synon ti japë fund një situate të patolerueshme në një epokë luftërash tregtare. Evropa po ndjek një strategji me dy pista: një iniciativë publike, euron dixhitale, një monedhë dixhitale e bankës qendrore e lëshuar nga Banka Qendrore Evropiane, dhe një iniciativë private, rrjetet e pagesave llogari-në-llogari si Ëero, të mbështetura nga bankat kryesore evropiane.
Banka Qendrore Europiane planifikon të emetojë para dixhitale që është një atribut i drejtpërdrejtë i një banke qendrore. Ato nuk do të luhaten si Bitcoin, nuk do të përpunohen përmes SHBA-së si një kartë debiti dhe do të jenë një mjet ligjor pagese. Eurosistemi do të ftojë ofruesit evropianë të shërbimeve të pagesave që në vitin 2026 të shprehin interes për pjesëmarrje në një program pilot dixhital të euros, i planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2027. Kjo iniciativë vjen pas vendimit të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane për të çuar përpara projektin, me vendimin përfundimtar për lëshimin e një euroje dixhitale në pritje të miratimit të legjislacionit përkatës të BE-së.
Komisioni Evropian paraqiti rregulloren e tij për euron dixhitale në qershor 2023. Pothuajse tre vjet më vonë, Parlamenti i BE-së ende nuk ka miratuar një qëndrim negociues. Komiteti për Çështjet Ekonomike dhe Monetare ka bllokuar vazhdimisht amendamentet kryesore. Por nëse komiteti ECON mbetet i bllokuar, anëtarët e Parlamentit Evropian mund të votojnë drejtpërdrejt për një mandat, duke anashkaluar procesin e komisionit.
Ecja drejt sovranitetit të pagesave në Evropë është reale, e nevojshme dhe e vonuar thonë ekspertët. Por sipas tyre euro dixhitale nuk është një zgjidhje që mund të bëhet lehtë.
Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian - Vlerësohet bashkëpunimi SPAK-AAPSK
Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor drejt normalizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare,......
Financimi i qeverisë përmes titujve të borxhit në janar - Bankat dominojnë tregtimin në tregun sekondar me shumicën e transaksioneve
Qeveria shqiptare ka vijuar të financojë një pjesë të nevojave të saj përmes shitjes së titujve të borxhit në treg. Sipas të dhënave nga Ministria e......
Kostot e prodhimit rriten lehtë/ Shifra në tremujorin e katërt 2025 nuk paralajmëron shtrenjtim për konsumatorin
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti 129.6, duke shënuar një rritje shumë të vogël vjetore prej 0.2%. Theksojmë se ky......
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të shitjes së bukës në Korçë
Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në lidhje me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shitjes së bukës në qytetin e Korçës,......
Sa vlen një orë biznes në Shqipëri? Ndërmarrjet qarkullojnë rreth 4.2 milionë euro çdo 60 minuta
Shifrat zyrtare për ekonominë zakonisht publikohen në total vjetor dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por çfarë ndodh nëse ato......
Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Dollari rikuperon pikë. Dobësohet Paundi
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka regjistruar një rikuperim të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me dje duke u......
Cilat vende janë parajsa fiskale për pensionistët italianë? - Spanja, Tunizia, Rumania dhe Shqipëria. Fluksi drejt Portugalisë është zvogëluar
Numri i pensionistëve italianë që lëvizin jashtë vendit është në rritje. Të dhënat më të fundit përmbahen në raportin e paraqitur nga Instituti i Sigurimeve......


