Europa Postuar më 24 Dhjetor 2024, 10:43

“Frenon” ekonomia britanike - Rriten shqetësimet për recesion në 2025

Nga Kristi Ceta

“Frenon” ekonomia britanike - Rriten shqetësimet për

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk reflektoi asnjë përmirësim në tremujorin e tretë të vitit, me ritmin e rritjes tremujore të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 0%, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare. Kjo ishte në rënie nga 0.4% e tremujorit të kaluar, si dhe nën vlerësimet e analistëve prej 0.1%.

Rënia erdhi kryesisht për shkak të mungesës së rritjes në sektorin e shërbimeve, që u ngadalësua nga sektori i sigurimeve dhe ai financiar. Prodhimi ra gjithashtu me 0.4%, kryesisht për shkak të rënies së furnizimit me gaz, energji elektrike, ajër të kondicionuar dhe me avull.

Një nga arsyet kryesore për performancën e dobët vjen për shkak të shqetësimeve se Mbretëria e Bashkuar po shkon drejt një recesioni. Këto shqetësime janë përkeqësuar nga qeveria e re laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka zbatuar një sërë ndryshimesh që ndikojnë bizneset.

Disa nga ndryshimet e zbuluara në buxhetin e vjeshtës, të tilla si kontributet më të larta të sigurimeve kombëtare të punëdhënësve, kanë bërë që disa kompani të rimendojnë buxhetet e tyre, me afrimin e vitit të ri.

Eksportet gjithashtu ranë me 0.5%, së bashku me një reduktim prej 2.5% të importeve, por një rritje e tregtisë neto e kompensoi pak rënien. Aktiviteti në ndërtim ka shënuar rritje në tremujorin e tretë të vitit, por jo aq sa pritej.

Shpenzimet e familjeve në tremujorin e tretë qëndruan të njëjta me tremujorin e mëparshëm, në 0.5%, pasi më shumë konsumatorë u frenuan në shpenzime, veçanërisht me ardhjen e Krishtlindjes dhe shpenzimeve të tjera festive.

Megjithëse konsumi i qeverisë u rrit shumë më pak se sa pritej, investimet e biznesit u rritën me 1.9% në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me 1.2% në tremujorin e mëparshëm.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat