Francë, Lecornu rikthehet në krye të qeverisë - Presidenti Macron e riemëron kryeministër, mes kritikave të ashpra
Presidenti francez Emmanuel Macron riemëroi Sebastien Lecornu si kryeministër, vetëm pak ditë pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen. Ky vendim zemëroi kundërshtarët më të ashpër politikë të Macron, të cilët u zotuan se do të rrëzojnë qeverinë e re me votë.
Presidenti francez shpreson se Lecornu, një aleat i besuar, do të arrijë të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në një parlament thellësisht të përçarë, për të kaluar buxhetin e vitit 2026. Përballë krizës më të rëndë politike në Francë prej dekadash, shumë nga rivalët politikë i kanë kërkuar atij ose të shpallë zgjedhje të reja parlamentare, ose të japë dorëheqjen.
Reagimi i menjëhershëm nga e djathta dhe e majta ekstreme pas riemërimit të Lecornu ishte i ashpër, duke treguar se mandati i tij i dytë si kryeministër nuk do të jetë më i lehtë se i pari, që zgjati vetëm 27 ditë dhe përfundoi të hënën me dorëheqjen e tij.
"Qeveria Lecornu II, e emëruar nga Emmanuel Macron, që është më i izoluar dhe më i shkëputur se kurrë nga realiteti në Pallatin Élysée, është një shaka e keqe, një turp demokratik dhe një poshtërim për popullin francez," thanë burime zyrtare të Tubimit Kombëtar në rrjetin X.
Detyra më urgjente e Lecornu do të jetë dorëzimi i një projektbuxheti në parlament deri në fund të ditës së hënë.
“E pranoj misionin që më është besuar nga Presidenti i Republikës për të bërë gjithçka të mundur që Franca të ketë një buxhet brenda këtij viti dhe për të trajtuar problemet e përditshme të qytetarëve tanë,” shkroi Lecornu në X.
Ai shtoi se kushdo që do të bashkohet me kabinetin e tij duhet të heqë dorë nga çdo ambicie personale për të pasuar Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, një garë që ka shtuar paqëndrueshmërinë në qeveritë e dobëta të pakicës në Francë. Lecornu premtoi se kabineti i tij do të “përfaqësojë rinovim dhe diversitet”.

Trump kërcënon Kinën me tarifa 100% - Masa vjen pasi Pekini kufizoi eksportet e metaleve të rralla
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj importeve kineze duke filluar nga 1 nëntori, ose edhe më......

Shqiptarët, 1 milion transaksione me home banking - BSH: Rekord i ri, po kryhen më shumë veprime bankare në mënyrë digjitale
Nga paraja fizike tek ajo digjitale, shqiptarët po zgjedhin të kryejnë më shumë veprime bankare përmes telefonit. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e......

Investimet në Berat, 33 euro për banor - Bashkia rrit të ardhurat, potencial nga turizmi
Bashkia Berat ka regjistruar një trend në rritje të të ardhurave përgjatë vitit që lamë pas. Si një njësi në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore për......

Gjermania nis hetim ndaj Temu - Gjiganti tregtar kinez dyshohet për manipulim çmimesh
Zyra Federale e Kartelit në Gjermani ka nisur një hetim ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike Temu. Institucioni kërkon të shqyrtojë kushtet që......

Mbi 15 mijë vende pune të kontrolluara në shtator - 704 biznese të inspektuara dhe 543 masa për shkelje
Inspektoratet shtetërore kanë vijuar kontrollet në terren edhe gjatë muajit shtator, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta dhe të ligjshme në vendet e......

Shqipëri-BERZH, memorandum për depozitimin e energjisë, Balluku: Forcojmë sektorin energjetik
Shqipëria nënshkruan memorandum për depozitimin e energjisë me BERZH. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendës kryeministrja,......

Investim 25 miliardë dollarë në Argjentinë, OpenAI projekt me Sur Energy për qendër të dhënash
OpenAI dhe Sur Energy kanë nënshkruar një letër qëllimi për një projekt të qendrës së të dhënave në Argjentinë që kërkon një investim deri në 25 miliardë......

Trump kërcënon Kinën me tarifa 'masive', ndërsa Pekini kufizon eksportet e metaleve të rralla
Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa “masive” amerikane ndaj Kinës, duke akuzuar Pekinin për lëvizje “shumë armiqësore” për të kufizuar eksportet e......