Francë, Lecornu përjashton taksën mbi pasurinë - Kryeministri i ri synon uljen e deficitit buxhetor në 4.7% për vitin 2026
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, përjashtoi rikthimin e taksës mbi pasurinë si dhe pezullimin e reformës së diskutueshme të pensioneve, ndërsa përpiqet të hartojë buxhetin për vitin 2026 dhe të formojë qeverinë.
Që kur Presidenti Emmanuel Macron e emëroi si kryeministrin e tij të pestë në më pak se dy vjet, në mes të një krize të thellë politike, Lecornu ka folur pak për qëllimet e tij, duke u përqendruar kryesisht në konsultime me liderët e partive dhe sindikatat. Paraardhësi i tij, Francois Bayrou, u rrëzua nga parlamenti për shkak të një plani për shkurtime buxhetore prej 44 miliardë eurosh vitin e ardhshëm.
Lecornu tha se synon një deficit buxhetor prej rreth 4.7% të PBB-së në vitin 2026, shumë pranë objektivit të mëparshëm prej 4.6%, nga një parashikim prej 5.4% për këtë vit. Ai deklaroi se projektbuxheti do të marrë parasysh kërkesën e qytetarëve francezë për më shumë drejtësi fiskale. Megjithatë, kryeministri theksoi se do të jetë parlamenti ai që do të vendosë përfundimisht për paketën buxhetore, duke u bërë thirrje deputetëve të gjejnë një konsensus.
Por kjo nuk do të jetë diçka e lehtë për t’u arritur. Aleanca në pushtet e Macron nuk ka shumicë parlamentare dhe do t’u nevojitet mbështetja e konservatorëve dhe socialistëve për të kaluar buxhetin. Dy nga politikat që Lecornu përjashtoi, taksa mbi pasurinë dhe pezullimi i reformës së pensioneve, janë kërkesa kyçe të Partisë Socialiste.
Në intervistën e tij për Le Parisien, Lecornu paralajmëroi se nëse Franca nuk arrin të miratojë një buxhet deri në fund të vitit, deficiti rrezikon të arrijë në 6% vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai minimizoi shqetësimet e tregjeve financiare për borxhin e Francës.
Kryeministri francez përjashtoi propozimin e disa ekonomistëve, që mbështetet nga socialistët dhe parashikon një taksë 2% për 0.01% më të pasur të Francës në buxhetin e vitit 2026, si kusht për votën e tyre.
“Ekziston një kërkesë politike dhe shoqërore për më shumë drejtësi fiskale. Nuk mund ta hedhim këtë debat poshtë me lehtësi. Por, a është kjo taksë zgjidhja e duhur? Personalisht, nuk besoj kështu,” u shpreh ai.
Lecornu, i emëruar më 9 shtator, synon të formojë qeverinë e tij deri në fillim të tetorit.

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke pësuar këtë mëngjes sërish zbritje nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është......

Thatësira kërcënon vajin e ullirit - Në Spanjë prodhimi po bie, ndërsa çmimet po rriten
Vaji i ullirit, i njohur si "ari i lëngshëm" i dietës mesdhetare, është sërish në qendër të shqetësimit. Në Spanjë, e cila prodhon pothuajse 50% të totalit......

Eurozonë, shtohen pritshmëritë për inflacion - BQE: Konsumatorët presin çmime të larta dhe rritje të dobët ekonomike
Konsumatorët në Eurozonë kanë shtuar disa nga pritshmëritë e tyre për inflacionin në muajin gusht dhe presin rritje më të lartë të të ardhurave gjatë vitit......

BQK, me kornizën e parë për Kripto-Asetet - “Nis procesin drejt rregullimit gradual dhe transparencës”
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve. Hartimi i kësaj......

“Mali i Zi duhet të frenojë deficitin buxhetor” - FMN: Rrezikon të arrijë mbi 4% të PBB-së deri në vitin 2030
Mali i Zi duhet të ndërmarrë hapa për të frenuar kostot dhe për të rritur të ardhurat në mënyrë që të përballet me deficitin buxhetor që po zgjerohet,......

Lirohen pikat e grumbullimit të mjeteve - Ministrja Koçiu, në Kurbin: Hapësira i kthehet qytetarëve. Ka 24 të tilla në gjithë vendin
Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, tashmë ka filluar edhe puna për pastrimin e pikave të grumbullimit të automjeteve, për t'i rikthyer......

Pasojat e tarifës 100,000 USD për vizat H-1B - India, vendi më i prekur nga vendimi i Trump. Kompanitë kërkojnë lehtësime
“Nëse diplomohesh në një kolegj, mendoj se duhet të marrësh automatikisht si pjesë të diplomës tënde, edhe “kartën jeshile” apo ‘green card’, që do të thotë......

Zbulohet “superushqimi” për bletët - Rrit shkallën e lindjeve, pritet ti japë fund rënies alarmante të popullatës
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të modifikuar, që mund të ndihmojë në parandalimin e rënies alarmante......