Europa Postuar më 19 Maj 2025, 14:59

Franca siguron 37 mld euro investime të huaja - Presidenti Macron mirëpret mbi 200 drejtues biznesesh në Versajë

Nga Kristi Ceta

Franca siguron 37 mld euro investime të huaja - Presidenti Macron

Franca ka siguruar 37 miliardë euro investime të huaja gjatë samitit të biznesit në Versajë. Projektet përfshijnë sektorë të ndryshëm, si teknologjia, infrastruktura dhe energjia.

Franca ka njoftuar 37 miliardë euro investime të huaja, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron priti më shumë se 200 drejtues të lartë në një samit biznesi në Versajë.

Nga totali, 20 miliardë euro janë projekte "krejtësisht të reja", një rekord për eventin, që tërhoqi 15 miliardë euro angazhime vitin e kaluar. 17 miliardë eurot e mbetura u njoftuan në muajin shkurt dhe tani janë finalizuar, shtoi presidenca.

Ndër marrëveshjet kryesore, gjiganti amerikan i logjistikës Prologis do të investojë 6.4 miliardë euro në katër qendra të dhënash në rajonin Ile-de-France.

Investitorët e Emirateve po financojnë gjithashtu 8 miliardë euro si pjesë e një projekti më të madh të infrastrukturës së të dhënave prej 50 miliardë eurosh.

Amazon pritet të njoftojë një zhvillim prej 300 milionë eurosh, ndërsa Le Figaro raportoi katër projekte të tjera të mëdha me një total prej 800 milionë eurosh. Ato përfshijnë 90 milionë euro nga prodhuesi gjerman i makinave Daimler për të zgjeruar një fabrikë autobusësh elektrikë dhe 450 milionë euro nga ricikluesi amerikan Circ për një strukturë riciklimi tekstilesh.

Qeveria njoftoi gjithashtu plane për të reformuar sektorin e riciklimit të tekstileve, duke e quajtur modelin aktual "të shteruar".

Burimet zyrtare të Netflix thanë se Franca mbetet "shumë e rëndësishme" për platformën. Gjiganti i filmave ka punësuar 25,000 aktorë dhe teknikë francezë midis viteve 2021 dhe 2024, duke përfshirë "Lupin", "Tapie" dhe "Sous la Seine".

Eventi përfshin sektorë të tjerë të rëndësishëm si inteligjenca artificiale dhe tranzicioni i energjisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat