Franca ofron armët bërthamore për të mbrojtur Evropën - Macron, i gatshëm të ndihmojë kontinentin ndaj kërcënimit rus
Franca është e hapur për të diskutuar zgjerimin e mbrojtjes së ofruar nga arsenali i saj bërthamor për partnerët evropianë, tha Presidenti Emmanuel Macron, duke paralajmëruar se Evropa duhet të përballet me kërcënimin nga Rusia. Franca dhe Britania e Madhe janë dy fuqitë e vetme bërthamore të Evropës.
“Parandaluesi ynë bërthamor na mbron: është i plotë, sovran, francez deri në fund”, u shpreh Macron. “Por, duke iu përgjigjur thirrjes historike të kancelarit të ardhshëm gjerman, kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin evropian përmes parandalimit tonë bërthamor”, theksoi ai.
Kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz ka vënë në pikëpyetje nëse NATO do të mbetet në "formën aktuale" deri në qershor dhe ka kërkuar bisedime me Francën dhe Britaninë për një zgjerim të mbrojtjes së tyre bërthamore.
Strategjia e parandalimit bërthamor të Francës deri më tani ka qenë mbrojtëse dhe ka për qëllim mbrojtjen e interesave jetikë të vendit.
Macron tha gjithashtu se Franca do të duhet të shpenzojë më shumë për ushtrinë dhe do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën. Ai pranoi shqetësimet e votuesve për Rusinë dhe për lëkundjen e rendit ndërkombëtar nga administrata e re e SHBA-së.
"Rusia është bërë një kërcënim për Francën dhe Evropën," tha ai, duke shtuar se "të shikosh dhe të mos bësh asgjë do të ishte çmenduri".
Presidenti francez tha gjithashtu se shpreson “të bindë Presidentin e Shteteve të Bashkuara" që të mos vendosë tarifa për importet evropiane.
Në ditët e para të Luftës së Ftohtë, ish-presidenti Charles de Gaulle zhvilloi një parandalues bërthamor që ishte projektuar për të qenë plotësisht i pavarur nga dy fuqitë dominuese të kohës, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara.
Parandaluesi bërthamor i Francës është i vendosur në ajër dhe në det, me avionët luftarakë Rafale dhe nëndetëset bërthamore që mund të godasin në çdo kohë, vetëm me udhëzimin e presidentit francez.
Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zotërojnë afërsisht 88 për qind të inventarit të përgjithshëm botëror të armëve bërthamore. Franca ka rreth 290 raketa bërthamore, ndërsa Mbretëria e Bashkuar 225 të tilla.
Sondazh

'Mbrojtja civile duhet të rritet' - Pse Holanda po rekomandon qytetarët që të marrin pajisje urgjence 72-orëshe?!
Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, lëshoi një rekomandim për të gjithë qytetarët që të përpilojnë komplete emergjence 72-orëshe......

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh? - Lufta III Botërore, ndryshimi i klimës, robotët, ndër rreziqet kryesore
Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa prej jush kanë......

“Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave” - Bejko: Tejkalim i 4 ndotësve në 10, nga 12 stacione monitorimi
Niveli i dykosidit të karbonit, dyoksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Të dhënat i përkasin Raportit......

TikTok në Shqipëri mbyllet për 1 vit - Qeveria miraton vendimin, Manastirliu: Qëllimi është vendosja e filtrave
Jo më TikTok për të paktën 12 muaj. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në mbledhjen e fundit dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu,......

Sa leje ndërtimi u dhanë për hotele në vitin 2024? Numri paraqitet më rënie, por sipërfaqja u rrit me 22% në një vit
Të dhënat mbi lejet e ndërtimit për vitin 2024 treguan se edhe pse numri i tyre paraqitej me rënie, vlera e parashikuar dhe sipërfaqa e miratuar ishin me......

Si do të funksiononte një rezervë strategjike e kriptove? - Analiza/ SHBA studion kriteret për krijimin e një fondi të monedhave digjitale
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka dhënë disa detaje të para për një rezervë të kriptomonedhave amerikane, duke thënë se do të përfshijë......

Sa prona të konfiskuara janë dhënë me qira? - Nga 265 pasuri, as për gjysmën nuk ka pasur interes
Nga 265 pasuri të konfiskuara krimit, vetëm 68 rezultojnë të jenë dhënë me qira nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.......

Çelen subvencionet në bujqësi për 2025-ën - Cilat janë risitë në skemë? Ndryshojnë rregullat për naftën
Qeveria ka miratuar kriteret e reja të Skemës Kombëtare të Subvencioneve në bujqësi për vitin 2025, ç’ka i hap rrugë nisjes së aplikimeve nga ana e......