Europa Postuar më 10 Shkurt 2025, 11:03

Franca dhe Emiratet Arabe, projekt për “IA” - Do të ndërtojnë një qendër të dhënash me vlerë deri në 50 mld USD

Nga Kristi Ceta

Franca dhe Emiratet Arabe, projekt për “IA” - Do të

Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të ndërtuar një qendër të dhënash 1 gigavat kushtuar inteligjencës artificiale. Investimi pritet të shkojë midis 30-50 miliardë dollarëve, tha presidenca franceze.

Presidenti Emmanuel Macron priti homologun e tij nga Emiratet Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan në mbrëmje përpara një samiti mbi inteligjencën artificiale në Paris javën e ardhshme që do të mbledhë rreth 100 vende për t'u fokusuar në potencialin e saj.

Samiti i 10-11 shkurtit synon gjithashtu të vendosë Francën dhe Evropën në hartën e teknologjisë inovatore, ndërsa përpiqen të rivalizojnë SHBA-në dhe Kinën.

“Të dy liderët shprehën dëshirën e tyre për të krijuar një partneritet strategjik në fushën e inteligjencës artificiale dhe u angazhuan për të eksploruar bashkëpunimet në projekte dhe investime që mbështesin zhvillimin e këtij sektori”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Ata thanë se investimet do të jenë si në blerjen e çipeve të fundit, qendrat e të dhënave, zhvillimin e talenteve, si dhe ngritjen e ambasadave virtuale të të dhënave për të mundësuar krijimin e infrastrukturave sovrane të inteligjencës artificiale dhe cloud në të dyja vendet.

Qeveria franceze më herët tha se kishte gjetur 35 vende për të zhvilluar qendrat e të dhënave që do të furnizojnë me energji projektet e së ardhmes.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Shkurt Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Në raport me javën......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat