Franca, bonus për të nxitur industrinë e automjeteve - 1,000 euro për blerjen e makinave elektrike me bateri evropiane
Qeveria franceze njoftoi një bonus shtesë prej 1,000 eurosh për blerjen e një makine elektrike me bateri të prodhuar në Evropë. Ky vendim synon të mbështesë blerjen e automjeteve elektrike nga familjet dhe të nxisë tranzicionin e industrisë automobilistike evropiane.
Kjo mbështetje financiare, e vlefshme nga 1 tetori, do të shtohet mbi bonusin ekologjik aktual, që ka hyrë në fuqi më 1 korrik dhe mund të arrijë deri në 4,200 euro.
Qëllimi është të dërgohet një sinjal i qartë për prodhuesit e makinave që të furnizohen me bateri elektrike nga fabrika evropiane, shpjegojnë burimet zyrtare të ministrisë.
Lista e automjeteve që plotësojnë kushtet do të publikohet në ditët në vijim në faqen zyrtare të Agjencisë për Tranzicionin Ekologjik.
Pas reduktimeve të ndjeshme gjatë viteve të fundit, dhe sidomos pas heqjes së bonusit për dorëzimin e makinave të vjetra, bonusi ekologjik për blerjen e një makine elektrike u rrit më 1 korrik, nga 200 deri në 1,200 euro. Në varësi të të ardhurave të familjes, kjo ndihmë financiare mund të shkojë deri në 4,200 euro për familjet me të ardhura më të ulëta.
"Bonusi i njoftuar synon të zhvendosë zinxhirin e vlerës së makinave elektrike në Evropë dhe po ashtu të mbështesë punësimin industrial në kontinentin tonë," vijon deklarata për shtyp. Vendimi erdhi vetëm pak ditë përpara një takimi në Bruksel për të ardhmen e sektorit evropian të automobilave, i dobësuar në veçanti nga konkurrenca kineze.

Tarifat e Trump-it në rrezik, SHBA-të mund të detyrohen të rimbursojnë miliarda
Politika e tarifave doganore e imponuar nga presidenti Donald Trump po sfidohet në gjykata nga disa kompani amerikane, përfshirë edhe një sipërmarrës italian......

Plakja e popullsisë në Greqi, Mitsotakis njofton paketën mbështetëse 1,6 miliard euro
Qeveria e Greqisë ka njoftuar masa drastike përfshirë shkurtim të taksave dhe incentiva të tjera financiare për t’iu përgjigjur plakjes së popullsisë.......

Bie qeveria në Francë, kryeministri Bayrou humbet votëbesimin në parlament, shkak buxheti
Kryeministri francez François Bayrou dhe qeveria e tij e pakicës u rrëzuan pas humbjes së votëbesimit në parlament këtë të hënë. Bayrou, i emëruar më pak se......

Lushnje, prezantohen administratorët e bashkisë, Balluku: Angazhimi në terren, fokusi kryesor
Në Lushnje është prezantuar ekipi i ri i administratorëve të bashkisë. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zëvendëskryeministrja......

Pezullohen punimet, Gonxhja: Siguria në punë nuk është opsion – është detyrim ligjor!
Inspektoriati i Punës ka pezulluar punimet në 23 kantiere ndërtimi. Shkak është bërë fakti se inspektorët kanë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të......

Kosova blen avionë pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” në SHBA, Kurti: Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë
Ministri kosovar i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në Kosovë janë pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment......

Ringjallja e industrisë ushtarake, kryeministri Rama takon komandantin e Forcave Detare të SHBA në Europë e Afrikë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch.......

Legjislatura e re e Kuvendit hapet më 12 shtator, Begaj: Të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë në BE
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00 njoftoi Presidenti i vendit Bajram Begaj i cili e cilësoi......