FMN thotë se BE duhet të reformohet - “Të përdorë borxhin e përbashkët për të përballuar nevojat e shpenzimeve”

Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me fatura të mëdha për mbrojtjen, energjinë dhe pensionet në 15 vitet e ardhshme, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke sugjeruar një kombinim reformash, konsolidimi dhe huamarrjeje të përbashkët si një mënyrë për ta menaxhuar këtë.
"Nëse lihet pa u kontrolluar, borxhi publik do të jetë në një rrugë të paqëndrueshme. Me politikë të pandryshuar, borxhi i një vendi mesatar evropian do të arrinte në 130 përqind të PBB-së deri në vitin 2040, duke u dyfishuar ", thekson FMN në një dokument.
Referuar dokumentit, për të parandaluar një skenar të tillë, vendet e BE-së duhet të përmirësojnë stimujt për qytetarët që të lëvizin nëpër bllokun 27-vendesh për të gjetur punë dhe për kompanitë që t'i punësojnë ata. “BE duhet gjithashtu të integrojë tregjet e saj të energjisë, ta bëjë më të lehtë që kursimet e qytetarëve të rrjedhin në investime fitimprurëse në të gjithë bllokun dhe të unifikojë ligjet që tani shpesh ndryshojnë nga një vend në tjetrin”, nënvizon dokumenti.
Reformat e pensioneve dhe një moshë më e lartë daljeje në pension do të ndihmonin gjithashtu, si dhe garancitë qeveritare për investime më të rrezikshme në projekte me karbon të ulët dhe rezistente ndaj klimës, të cilat do të ndihmonin në tërheqjen e kapitalit privat drejt tyre.
Së fundmi sipas FMN, qeveritë duhet të bien dakord që inovacioni, energjia dhe mbrojtja janë të mira publike evropiane dhe duhet të paguhen përmes huamarrjes së përbashkët.
Borxhi i përbashkët është një çështje shumë e diskutueshme në BE, ku disa vende si Spanja, Italia ose Franca janë pro, por të tjera, si Gjermania dhe disa vende të Evropës Veriore, e kundërshtojnë fuqimisht idenë.
Sipas FMN, edhe me reformat, shumica e vendeve të BE-së do të kishin ende nevojë për konsolidim fiskal për ta vënë borxhin në një rrugë në rënie, megjithëse sa më ambicioze të jenë reformat, aq më pak konsolidim do të nevojitej. Nëse qeveritë nuk do të vepronin tani, problemi vetëm do të përkeqësohej.
AAPSK organizon konferencën ndërkombëtare “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Nga Konfiskimi tek e......
Gjermania, rekord në dhënien e shtetësisë - Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025
Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025, duke tejkaluar 291,955 natyralizime të vitit të kaluar. Gjermania ka regjistruar rritje të......
Cilat janë qytetet më të lira e më të shtrenjta në Evropë? - Tirana, e treta më e lirë për pushime. Oslo, më e shtrenjta
Një studim i ri ka zbuluar se cilat qytete evropiane ofrojnë vlerën më të mirë për udhëtarët dhe cilat mund t’i bëjnë vizitorët të paguajnë shumë më tepër.......
Shqipëria zgjedh "dramat"/ Si ndryshojnë shijet e europianëve për filma dhe seriale?
Shqiptarët preferojnë dramat më shumë se çdo zhanër tjetër filmash apo serialesh. Kjo është ajo që tregon një analizë mbi platformat streaming, ku Shqipëria......
Çelet fondi i ri prej 49 milionë eurosh nga BE, Rama: Plani i Rritjes bazohet mbi rezultate të certifikuara
Paralelisht me hapjen e fazës përfundimtare të negociatave, Bashkimi Europian ka alokuar një tjetër mbështetje masive financiare për Shqipërinë. Kryeministri......
Rama zyrtarizon datën e negociatave: Më 26 maj vuloset faza finale me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht se më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian do të vulosë përmbylljen me......
Rama nga Tokio: Shqipëria ka fituar një respekt që dikur nuk imagjinohej/ Takime në Seul dhe Japoni për teknologjinë dhe AI
Përmes një komunikimi nga Tokio, në përmbyllje të një vizite zyrtare në Japoni dhe pas një ndalese në Korenë e Jugut, Kryeministri Edi Rama ka bërë një......
DPSHTRR promovon kulturën e drejtimit të sigurt/ Bajraktari: Gara “Best Young Driver” model për sigurinë rrugore
Në ditën e tretë të Automotive Fair Albania, u zhvillua gara midis drejtuesve të rinj të mjeteve. Në këtë garë morën pjesë mbi 20 të rinj nga mosha 18-26......


