Europa Postuar më 3 Shkurt 2025, 14:22

FMN “kufizon” rritjen ekonomike të Greqisë - Parashikon zgjerim 2.1% në 2025, ngadalësim në periudhën afatmesme

Nga Kristi Ceta

FMN “kufizon” rritjen ekonomike të Greqisë - Parashikon

Ekonomia e Greqisë parashikohet të rritet me 2.1% në vitin 2025, e nxitur kryesisht nga investimet, tha misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke shtuar se çdo krizë në vendet kryesore të eurozonës, si dhe pasiguritë globale mund të pengojnë rritjen.

Kjo krahasohet me një parashikim të qeverisë greke prej 2.3% për këtë vit.

Në periudhën afatmesme, rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 1.25% për shkak të sfidave demografike dhe rritjes së ngadaltë të produktivitetit, tha Fondi në një deklaratë.

Deficiti i llogarisë aktuale pritet të ngushtohet gradualisht nën 4% të produktit të brendshëm bruto gjatë periudhës afatmesme, tha FMN, me importet që do të ngadalësohen së bashku me mbylljen e fondeve të rimëkëmbjes pas COVID-19 nga Bashkimi Evropian.

“Suficiti primar pritet të mbetet i lartë në rreth 2.5% të PBB-së në vitin 2025, pasi të ardhurat e reduktuara nga një shkurtim shtesë në kontributet e sigurimeve shoqërore priten të kompensohen gjerësisht nga fitimet prej reformave që synojnë uljen e evazionit fiskal dhe rritjen e pajtueshmërinë tatimore”, shpjegohet në raport.

FMN, një nga huadhënësit zyrtarë të Greqisë gjatë krizës së borxhit që shpërtheu në fund të vitit 2009, i kërkoi vendit të përshpejtonte reformat strukturore për të ndihmuar në rritjen e investimeve publike.

"Është thelbësore të mbrohen shpenzimet sociale jopensionale, të tilla si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, për të nxitur rritjen gjithëpërfshirëse, duke rritur efikasitetin," theksoi Fondi.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat