Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat - Rrugët e vendit prej tre ditësh të bllokuara

Protestat në Greqi po përshkallëzohen, me fermerët që kanë ngritur postblloqe të reja në autostrada dhe dogana, ndërsa deklarojnë vendosmërinë e tyre se nuk do të tërhiqen.
Rruga Kombëtare Athinë-Selanik mbetet e mbyllur, ndërsa fermerët vazhdojnë bllokadën, duke forcuar vazhdimisht praninë e tyre me traktorë. Ata thonë se nuk do të largohen pa marrë përgjigje për kërkesat e tyre. Fermerët po bëjnë thirrje për zgjidhje të kostove të larta të prodhimit, çmime të ulëta shitjeje për produktet e tyre dhe pagesën në kohë të subvencioneve.
Në të njëjtën kohë, fermerët e blegtorisë në zonë do të jenë sot, të martën , në Sheshin Qendror të Larisës, ku do të shpërndajnë qumësht për qytetarët që kalojnë aty pranë, duke dashur të nxjerrin në pah problemet e industrisë së tyre.
Fermerë, blegtorë dhe bletarë nga prefektura e Janinës kanë bllokuar kryqëzimin e Kalpakit për 3 orë gjatë dy ditëve të fundit. Sot, ata pritet ta mbyllin kryqëzimin, në rrugën kombëtare Janinë-Kakavijë, nga ora 16:00 deri në orën 21:00, si pjesë e protestave që po përshkallëzohen në të gjithë vendin.
Mbrëmë, një delegacion fermerësh dhe blegtorësh nga Arta informoi Këshillin Bashkiak të qytetit se fermerët dhe blegtorët do të dilnin në rrugë, megjithatë, pa përmendur formën dhe vendndodhjen e mobilizimit.
Kina furnizon botën me makina ndotëse - “Pastron” vendin nga karburanti fosil pas boom-it të mjeteve elektrike
Industria e automjeteve elektrike në Kinë kapi gjysmën e tregut të saj të brendshëm vetëm në pak vite, duke ulur shitjet e automjeteve me benzinë nga......
Problemet e sigurisë rrugore - Komuniteti i Transportit: Shqipëria dhe rajoni përmirësim, por jo në standardet e BE
Numri i viktimave në aksidentet rrugore në Ballkanin Perëndimor ra me 2.9% gjatë vitit 2024, por ritmi i përmirësimit mbetet poshtë objektivave të vendosura......
Rikuperojnë Dollari dhe Euro - Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me......
Fondet për ndryshimet klimatike, në rrezik! - Sipas ekspertëve, BE mund t’i kanalizojë në projekte të energjisë së ndotur
Komisioni Evropian ka njoftuar një listë prej 235 projektesh ndërkufitare të energjisë që rrezikojnë të zgjasin përdorimin e lëndëve djegëse fosile edhe pse......
Rusia eksportoi më pak gaz natyror - Ndikuan sanksionet amerikane dhe evropiane
Eksportet e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë ranë me 2% në janar-nëntor, tregojnë të dhënat Eksportet e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë ranë me 2% në......
Marrëveshje farmaceutike me tarifa zero - Britania e Madhe dhe SHBA bien dakord pas muajsh tensionesh
Britania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje që eliminonte tarifat për produktet farmaceutike të Mbretërisë së Bashkuar të......
Vende të BE-së me rritje të varfërisë?! - Sipas Eurostat, kryeson Franca së bashku me shtetet skandinave
Franca është një nga vendet e pakta evropiane ku normat e varfërisë janë rritur gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Parisi ka......
Paga 60.000-160.000 lekë në sektorin e ndërtimit - Referencat, DPT: Kontrolle të shtuara ndaj bizneseve që paguajnë më pak
Bizneset në sektorin e ndërtimit që i paguajnë punonjësit më pak se paga indikative, e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do t'u nënshtrohen......





