Fermerët bllokojnë rrugët e Francës - Protestat, për shkak të një marrëveshjeje të mundshme me vendet e Mercosur
Fermerët francezë bllokuan një rrugë pranë Parisit, pasi perspektiva e një marrëveshjeje tregtare midis vendeve evropiane dhe shteteve të Mercosur thekson pakënaqësinë për konkurrencën e huaj, që nxiti një krizë bujqësore në fillim të këtij viti. Vendet e Mercosur përfshijnë Argjentinën, Bolivinë, Brazilin, Paraguajin dhe Uruguajin.
Një varg traktorësh u shfaqën rrugëve gjatë natës, pas një kolone të madhe policie, derisa u ndalën në Velizy-Villacoublay për të ngritur një kamp të përkohshëm.
Një shtytje nga Bashkimi Evropian dhe blloku Mercosur i Amerikës së Jugut për të përfunduar negociatat e gjata tregtare deri në fund të vitit ka rindezur zemërimin në Francë për importet më të lira bujqësore që nuk u nënshtrohen të njëjtave standarde si prodhimet vendase.
Një zhgënjim i ngjashëm u shpreh nga fermerët në të gjithë Evropën dimrin e kaluar pas një rritjeje të importeve nga Ukraina pas pushtimit të Rusisë.
Situata në Francë, megjithatë, është përkeqësuar më tej pasi të korrat u goditën rëndë nga shiu, sëmundjet shpërthyen në mesin e bagëtive dhe zgjedhjet e parakohshme vonuan masat e premtuara për të qetësuar protestat e mëparshme, të cilat panë fermerët të bllokonin autostradat për javë të tëra.
Ndërsa fermat përballen me importe më të lira, rregullore të rënda dhe të ardhura të pakta, një marrëveshje e Mercosur përfaqëson "qershinë mbi tortën e hidhur”, u shpreh kreu i sindikatës kryesore të fermerëve të Francës.
Ai tha se nga llogaritjet e tij, dhjetëra mijëra ferma janë në vështirësi financiare dhe vetëm rreth një e treta e masave të shpallura nga qeveria e mëparshme janë zbatuar.
Fermerët francezë janë të shqetësuar se një marrëveshje me vendet e Mercosur do të sjellë më shumë mish viçi, pule, sheqer dhe misër nga Brazili dhe Argjentina, shtete që sipas tyre përdorin pesticide në bimësi dhe antibiotikë për rritjen e kafshëve që janë të jashtëligjshëm në Evropë.
Sondazh

Si do krijohet fondi për bonusin e pensionistëve? - Pr.buxheti 2025 diskutohet në parim, PD dorëzon 17 amendamente
Teksa fondi i parashikuar për bonusin e pensionistëve për vitin 2025 është 37 mln euro, ministri i Financave Petrit Malaj ka shpjeguar sesi do të funksionojë......

852 mln lekë të ardhura shtesë nga akciza e cigareve - Parashikohet rritje deri në vitin 2026. Në këtë 10-mujor u arkëtuan 1,7 mln lekë plus
Gjatë vitit të ardhshëm, rreth 852 milionë lekë parashikohet të jenë të ardhurat shtesë nga akciza e cigareve, si dhe 20% TVSH-ja mbi këtë shumë të rritur......

Ku po shkojnë eksportet shqiptare? Thellohet sërish rënia në Tetor. Na “braktisën” Kosova, Italia dhe Spanja
Eksportet kanë thelluar sërish rënien në muajin Tetor të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Vlera e tyre në këtë muaj arriti në 31 mld......

8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit/ Në dekadën e fundit, Dibra dhe Shkodra me "zbrazjen" më të lartë. "Shtohet" Vlora
Ndryshimet në strukturën demografike të Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit pasqyrojnë tendenca të forta urbanizimi, migrimi të brendshëm dhe emigracioni......

Ndikimi ekonomik i Maratonës së Bostonit - Eventi sportiv gjeneroi mbi 500 milionë dollarë të ardhura
Maratona e Bostonit 2024 rriti ndjeshëm ekonominë e Massachusetts me një ndikim të vlerësuar prej 509 milionë dollarë, siç raportohet nga Instituti UMass......

1000 ditë lufte: Sheshi i Kievit mbushet me flamuj për të rënët e Ukrainës!
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 1000-të, një det me flamuj blu dhe të verdhë vazhdon të rritet për nder të të rënëve në Sheshin e Pavarësisë në......

4% e bizneseve marrin hua nga burime joformale - Kostot e larta të prodhimit i çojnë ndërmarrjet në “derë” të institucioneve financiare
Kostot e larta të prodhimit dhe aksesi në financim, kanë qenë disa nga problematikat kryesore që kanë hasur bizneset në ushtrimin e aktivitetit të tyre gjatë......

Projekt-Buxheti 2025/ Rama: Bonus i dytë për pensionistët çdo fillim pranvere
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvend se paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, qeveria do të shpërndajë edhe një bonus të dytë në......