Çfarë ndryshon me reformën e ndihmave sociale? - Qeveria gjermane finalizon detajet. Parashikohen sanksione më të ashpra

Qeveria gjermane ka finalizuar reformën e ndihmave sociale. Ndihmat e njohura si "Bürgergeld" do të hiqen, por plani është i ndjeshëm për të dy partnerët e koalicionit në Gjermani. Thelbi i reformës është reduktimi më i rreptë dhe më i shpejtë i përfitimeve. Pagesa mujore mund të ulet me 30 përqind për tre muaj në rastet e shkeljeve të detyrimeve, siç është refuzimi i një oferte të arsyeshme pune.
Kjo aktualisht do të arrinte në rreth 150 euro më pak në muaj. Sipas projektligjit, kushdo që nuk paraqitet në dy takime në qendrën për punësim pa ndonjë arsye të vlefshme, do të shkurtohen ndihmat për 30 përqind. Nëse edhe herën e tretë nuk shkon në takim, pagesat do të pezullohen tërësisht, ndërsa qiraja do t'i paguhet direkt qiradhënësit. Por nëse personi në fjalë paraqitet në qendrën e punësimit brenda një muaji, përfitimet e reduktuara do të paguhen në mënyrë retroaktive. Nëse jo, e drejta për përfitime humbet plotësisht.
Por ka edhe zgjerime në programin e mbështetjes: Grupi i atyre që kanë të drejtë për punësim të subvencionuardo të rritet. Sipas burimeve qeveritare, në të ardhmen, kriteri për marrjen e ndihmave më nuk do të jetë kohëzgjatja e papunësisë, por kohëzgjatja e marrjes së përfitimeve. Nga kjo do të përfitojnë veçanërisht gratë dhe refugjatët që më parë merrnin përfitime, por nuk konsideroheshin zyrtarisht si të papunë, për shkak tëkujdesit për fëmijët ose pjesëmarrjes në kurse integrimi.
Sipas shifrave të qeverisë, rreth 5.5 milionë qytetarë dhe fëmijët e tyre që ende jetojnë në familje morën "Bürgergeld" në vitin 2024. Nga këta, pothuajse katër milionë ishin në moshë pune. Kjo shifër përfshin edhe rreth 800,000 të ashtuquajtur "marrës të përfitimeve plotësuese", pra të ardhura plotësuese për shkak të rrogave tepër të ulëta, që janë nën nivelin e "Bürgergeld".
Shtetasit e huaj përbëjnë rreth 48 përqind të marrësve të këtyre ndihmave sociale. Ata që humbasin vendet e punës marrin përfitime për papunësinë për një vit, ndërsa më pas kalojnë në programin e ndihmave sociale.
Shpenzimet në vitin 2024 për ndihmat qytetare, apo "Bürgergeld", kanë qenë 51.7 miliardë euro. Kjo përfshinte 29.2 miliardë euro për pagesa standarde të përfitimeve, 12.4 miliardë euro për qira dhe kosto ngrohjeje dhe 3.7 miliardë euro për masa integrimi në tregun e punës.
Sarajeva, qyteti më i ndotur në botë - Autoritetet marrin masa për të pastruar ajrin
Autoritetet e Sarajevës kanë lëshuar një paralajmërim për cilësinë e ajrit dhe kanë vendosur ndalime për disa makina dhe kamionë, pasi qyteti u rendit si më......
Britani, shpenzimet për festa “fluturojnë” - Çmimet e produkteve ushqimore janë deri në 70% më të shtrenjta
Qytetarët britanikë po paguajnë deri në 70% më shumë për ëmbëlsirat prej çokollate këtë Krishtlindje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimi i gjelit të......
Kosova “përmbytet” nga mallrat kineze - Shpenzimet për produktet nga Kina kanë tejkaluar 840 milionë euro në 2025
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina, që nga lodrat dhe pajisjet elektro-shtëpiake e deri te produktet......
Presidenti Begaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi
Presidenti i Republikës, zoti Bajram Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi......
Ministrja Ibrahimaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Rritja ekonomike ndërtohet përmes bashkëpunimit me biznesin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë......
Mallakastra me treg për vajin e ullirit, ministri Salla: Zgjidhni të blini shqip dhe të hani shqip
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugurimin e tregut të shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit,......
Ministrja Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat
Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, në Nju Jork, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së......
Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”
Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori......





