Çfarë e pengon rritjen ekonomike në Greqi? - Kriza e banesave dhe mungesa e fuqisë punëtore, ndër faktorët kryesorë

Kriza e banesave, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe funksionimi joefikas i sistemit gjyqësor përbëjnë, sipas Goldman Sachs, sfidat kryesore për ekonominë e Greqisë. Banka amerikane përshkruan se si ekonomia greke ka arritur të dallohet në gjithë eurozonën që nga viti 2019, por edhe si disa probleme specifike mund të kërcënojnë ruajtjen e këtij trendi pozitiv.
Aktiviteti ekonomik në vend mbetet i fortë, me tregues që sinjalizojnë rritje të vazhdueshme. Që nga viti 2019, produktiviteti është rikuperuar gradualisht, me një shtysë nga rritja e investimeve, ndërsa PBB-ja për frymë e Greqisë ka regjistruar rritjen më të lartë në Evropën Jugore, mbi mesataren e eurozonës.
Megjithatë, Goldman Sachs thekson se pavarësisht përmirësimeve në peizazhin makroekonomik, Greqia përballet me tre sfida kryesore për të zgjeruar potencialin e saj të rritjes.
E para është kriza në tregun e pasurive të paluajtshme. Pas viteve me aktivitet të ngadaltë ndërtimi falë krizës së borxhit sovran, sektori i pasurive të paluajtshme në Greqi shënoi një rikthim në vitin 2022 dhe ndërtimet rifilluan. Ky rikuperim është premtues, por menaxhim i kujdesshëm është i nevojshëm për të arritur një përmirësim gradual.
Sfida e dytë lidhet me tregun e punës. Megjithëse Greqia, veçanërisht që nga viti 2019, ka performuar më mirë se eurozona në këtë drejtim, me një rritje të nivelit të punësimit, shumë punonjës të kualifikuar mbeten të papunë ose të punësuar pjesërisht, sipas Goldman. Mbushja e këtij hendeku kërkon iniciativa që synojnë ritrajnimin dhe avancimin e aftësive, duke ndihmuar fuqinë punëtore të përshtatet me kërkesat në ndryshim të ekonomisë.
Së fundi, Greqia duhet të përballet me sistemin e saj gjyqësor, që vazhdon të ketë probleme efikasiteti, veçanërisht në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare. Fokusi i vazhdueshëm politik në këtë sektor është i nevojshëm për të promovuar një sistem më të besueshëm dhe të drejtë kohor, që mbështet investimet, nënvizon Goldman.
Shteg i ri turistik në Dumre - Synohet rritje e aksesit dhe vizitorëve
Bashkia Belsh ka shpallur hapjen e garës krijimin e shtegut turistik Liqeni i Degës – Liqeni i Çestijes – Liqeni Merhojës dhe Kompleksi Dumrea Eco Park në......
Kush duhet të rrisë vlerën e pronës? - Rivlerësimi i pasurive, kostot dhe përfitimet
Nga 1 Janari 2026 qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e tyre me normë tatimore 5 %, me qëllim për të afruar vlerat kadastrale......
Tregu evropian i hidrogjenit të gjelbër has pengesa - Kostot e larta të prodhimit dhe pasiguria, ndër sfidat më të mëdha
Qëllimi i Bashkimit Evropian për të prodhuar 10 milionë tonë hidrogjen të rinovueshëm deri në vitin 2030 bie ndesh me realitetin aktual të tregut. Kjo vjen......
Kreditë e këqija rikthehen në rënie në tetor/ Treguesi i huave me probleme luhatet, por mbetet në nivele të shëndetshme
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – Luhatje të lehta për Frangën zvicerane
Dollari amerikan ka arritur të stabilizohet këtë mëngjes pas një rënie të lehtë por të vazhdueshme që pësoi gjatë këtyre ditëve teksa është blerë sot me 82.5......
Franca miraton buxhetin e sigurimeve shoqërore - Asambleja Kombëtare aprovon projektligjin mes tensioneve politike
Projektligji për Financimin e Sigurimeve Shoqërore u miratua me rezultat të ngushtë nga dhoma e ulët e parlamentit francez. Kjo ishte një fitore e madhe për......
“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme
Ky vit pritet të jetë i dyti ose i treti më i nxehtë në histori, potencialisht vetëm pas vitit 2024, që shënoi temperatura rekord, sipas Shërbimit të......
Investitorët “zgjedhin” Kosovën - Investimet e huaja direkte u rritën me 20% në 2025
Fluksi neto i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë arriti në 730.2 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2025, nga 605.7 milionë euro në të......





