Evropianët zgjedhin trenat - Gjysma e qytetarëve preferojnë transportin hekurudhor para avionit
Udhëtimi me tren po përjeton një rilindje dhe evropianët janë pro këtij ndryshimi, sipas sondazhit të fundit. Një studim me 11,000 persona nga prodhuesi i hekurudhave Hitachi Rail zbuloi se pothuajse gjysma e të anketuarve kanë ndërmend të udhëtojnë më shumë me tren dhe më pak me aeroplan në pesë vitet e ardhshme.
Në nivel global, mbi shtatë në dhjetë thanë se do të përdornin më shumë transportin publik nëse do të kishte ndërlidhje më të mira, ndërsa më shumë se gjysma do ta përdornin atë edhe nëse do të kushtonte më shumë.
Hulumtimi i ri zbuloi se qytetarët në vendet përreth Evropës dhe në Amerikën e Veriut parashikojnë që udhëtimi me tren do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme, duke reduktuar fluturimet.
Transporti hekurudhor përbën aktualisht rreth një të tretën (29 përqind) e udhëtimeve në distanca të gjata, që janë 2 orë e gjysmë ose më shumë. Një e treta e njerëzve të anketuar gjithashtu presin të udhëtojnë më shumë me tren në 12 muajt e ardhshëm. Ndërsa në pesë vitet e ardhshme, kjo do të rritet në 40 përqind mes shteteve dhe 49 përqind nëpër qytete.
Në të kundërt, udhëtimi me avion pritet të ngecë, me vetëm 2 përqind që presin të fluturojnë më shumë në të njëjtën periudhë kohore. Sipas të dhënave, udhëtimi me makinë parashikohet të rritet, por me 50 përqind më pak se ai me tren.
Dëshira për më shumë udhëtime me tren në të ardhmen plotësohet gjithashtu nga një shumicë e qartë (62 përqind) që mbështet legjislacionin për të ndaluar fluturimet me distanca të shkurtra, aty ku ekzistojnë alternativa hekurudhore me shpejtësi të lartë.
Në Evropë, ku ka një numër në rritje të linjave hekurudhore me shpejtësi të lartë, mbështetja rritet në 67 përqind. Një legjislacion i tillë është vendosur tashmë në Francë dhe është propozuar edhe në Spanjë.
Sondazh

Si duhet të deklarojnë hotelet gjatë sezonit? - Tatimet: Shmangni “paketat javore”, plotësoni faturat sipas shërbimeve
Ndërsa sezoni turistik veror ka nisur, Administrata tatimore u kërkon strukturave akomoduese, si hotele dhe bujtina, që të deklarojnë sipas ligjit net......

Objektivat për kursimin e energjisë - Sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen
Qeveria do të ngrejë një sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen e objektivave kombëtare të eficiencës së energjisë në nivel......

Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket ta ketë nisur fundjavën në qëndrueshmëri ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes......

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani: Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me......

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë tkurret në maj - Sektori i shërbimeve pëson rënie, ndërsa prodhimi stabilizohet
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u tkurr në maj për herë të parë këtë vit. Një ndër faktorët kryesorë të tkurrjes ishte sektori i shërbimeve, që pësoi rënie......

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?
Raporti i fundit mbi Kartat Blu tregon se Gjermania mirëpret më shumë punëtorë nga jashtë BE-së midis shteteve anëtare të bllokut. Berlini lëshoi rreth......

AKMC bashkëpunim me Francën për menaxhimin e emergjencave civile!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mirëpriti një delegacion francez të përfaqësuesve të Kursit të Studimeve të Larta të Ministrisë së Brendshme të Francës......

“30 mln euro mbështetje financiare për bizneset” - Nga kreditë, te asistenca teknike, çfarë përmban programi italo-shqiptar?
Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët......