Evropianët preferojnë makinat elektrike Shitjet e këtyre automjeteve u rritën me 25% në tremujorin e parë
Shitjet e automjeteve elektrike u rritën me pothuajse një të katërtën, duke i dhënë një shtysë të gjithë tregut evropian të makinave në tremujorin e parë të vitit 2025. Kjo vjen ndërsa industria evropiane e prodhimit të makinave vazhdon të përballet me pasiguri të mëdha, për shkak të tensioneve tregtare globale.
“Në tre muajt e parë të vitit 2025, regjistrimet e makinave të reja në BE ranë me 1.9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, me shifrat e marsit 2025 që tregojnë një rënie të lehtë prej 0.2% nga viti në vit, pasi konteksti ekonomik global mbetet veçanërisht sfidues dhe i paparashikueshëm për prodhuesit e automjeteve”, tha Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Në tre muajt e parë të vitit 2025, shitjet e automjeteve të reja elektrike u rritën me 23.9% në Evropë, duke arritur në 412,997 njësi. Ndërkohë, pjesa e tregut të automjeteve elektrike me bateri u rrit në 15.2% nga 15% në janar.
Tre nga katër tregjet më të mëdha në BE, që përbëjnë 63% të të gjitha shitjeve të makinave elektrike, shënuan rritje të forta: Gjermania (+38.9%), Belgjika (+29.9%) dhe Holanda (+7.9%). Kjo ishte në kontrast me Francën, që pësoi një rënie prej 6.6%.
Shitjet e makinave hibride gjithashtu u rritën ndjeshëm, me 20.7%, të nxitura nga kërkesa në Francë, ku shitjet u zgjeruan me 47.5% në tre muajt e parë. Spanja, Italia dhe Gjermania gjithashtu shënuan rritje dyshifrore në këtë segment. Një total prej 964,108 njësish u regjistruan, që do të thotë se kjo kategori ka siguruar 35.5% të pjesës së tregut të BE-së në tremujorin e parë.
Ndërsa makinat me benzinë pësuan rënie të ndjeshme. Regjistrimet në tre muajt e parë ranë me 20.6% në një krahasim vjetor, me Francën që përjetoi rënien më të madhe me 34.1%, e ndjekur nga Gjermania 26.6%, Italia 15.8% dhe Spanja 9.5%.
Gjithashtu, tregu i makinave me naftë ra me 27.1% në tremujorin e parë të vitit 2025, me rënie dyshifrore në shumicën e tregjeve të BE-së.
Sondazh

Shoferët paguajnë 213 mln euro taksë qarkullimi - Rritet konsumi i naftës, zhdoganimet arrijnë nivel rekord
Qytetarët shqiptarë që kanë në përdorim një automjet kanë paguar në total afro 213 milionë euro taksë të qarkullimit rrugor. Të dhënat zyrtare nga Ministria......

1.38 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë - BSH: Vijon rënia edhe në muajin mars. Ato në valutë dhanë ndikimin më të madh
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar rënien edhe në muajin mars. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shuma e depozitave......

Faturë për energjinë e vjedhur - Në 1 vit u penalizuan 507 konsumatorë, vlera arrin në 111 mln lekë
507 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë vitit 2024, me një vlerë totale prej rreth 111 mln......

Greqia, sistem kontrolli për trenat - Mitsotakis premton reforma pas aksidentit vdekjeprurës të vitit 2023
Greqia synon të instalojë sisteme kontrolli për trenat deri në shtator, që të shtojë sigurinë në hekurudhat e saj, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, më......

ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”!
AIDA në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit do të zhvillojnë nesër ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”, një......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit që pati gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 86.2 lekë dhe është shitur me 87.2......

Sulm kibernetik apo defekt teknik? - Situata në Spanjë dhe Portugali pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme!
Një ndërprerje masive goditi Spanjën dhe Portugalinë në mesditë të hënën, duke e bllokuar Gadishullin Iberik. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shpalli......

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike!
Një ndërprerje kombëtare e energjisë elektrike goditi Spanjën dhe Portugalinë të hënën, duke lënë miliona pa energji elektrike. Raportet tregojnë probleme me......