Evropa rrit investimet për “IA” - Por, politikat e Trump mund të kërcënojnë zgjerimin
Investimet në startup-et evropiane të inteligjencës artificiale (IA) janë në rritje, pasi Komisioni Evropian zbuloi planet javën e kaluar për të forcuar aftësitë e tij në këtë sektor. Por trazirat aktuale globale tregtare mund ta kërcënojnë këtë përparim.
Investimet evropiane në teknologjinë inovative panë financimin e kapitalit sipërmarrës me 55% rritje në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të reja nga Dealroom.
Të dhënat treguan se kompanitë e inteligjencës artificiale kanë mbledhur tashmë pothuajse 3 miliardë euro, nga 1.9 miliardë në tremujorin e parë të vitit 2024. Gjithashtu, aksionet evropiane të teknologjisë, duke përjashtuar IA-në, kanë rënë me 10%.
Megjithatë, të dhënat nuk përfshijnë efektet e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili e goditi Kinën me një masë prej 125% për importet.
Ai gjithashtu e goditi Evropën me një normë tarifore prej 20% për eksportet në SHBA, përpara se të ulej përkohësisht në 10%. Presidenti amerikan tha se pajisjet elektronike si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët do të përjashtoheshin nga detyrimet për momentin, pork jo masë do të vinte shumë shpejt.
Lançimi i modeleve themelore të IA-së është bërë një garë gjeopolitike, për të cilën kombet argumentojnë se është çështje sigurie kombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe Kina po ecin shumë përpara Evropës në ndërtimin e modeleve themelore.
Megjithatë, raporti i fundit vuri në dukje se investimet në firmat evropiane të IA-së shkuan kryesisht në kompani që mbulojnë shëndetësinë, sigurinë kibernetike dhe robotikën.
Të dhënat treguan gjithashtu se interesi për agjentët e inteligjencës artificiale të Evropës është rritur, me 45 milionë euro të vendosura në startup-e të reja që punojnë në këto mjete, duke përfshirë firmat Lovable me seli në Stokholm dhe Paid AI me seli në Londër.
Plani i Veprimit
Plani i Veprimit për teknologjinë mbulon infrastrukturën, aksesin në të dhëna, cloud-in, si dhe synon të transformojë industritë tradicionale të Evropës.
Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e planeve të BE-së për zhvillimin e teknologjisë, vendi ka tërhequr investimet më të mëdha në Evropë, me startup-et britanike që kanë mbledhur rreth 3.6 miliardë euro këtë vit, ku 1.4 miliardë shkuan për kompanitë e inteligjencës artificiale.
Gjermania gjithashtu pa një rritje të investimeve me 74 përqind për tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar në, duke arritur 355 milionë euro.
Megjithatë, Franca, qeveria e së cilës ka nxitur investime në këtë sektor dhe krenohet me kompani të tilla si Mistral AI, ka pësuar një rënie prej rreth 18 përqind në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me 2024.
Qeveria franceze ka nxitur zhvillimin e teknologjisë në vend dhe këtë vit priti Samitin e Veprimit për Inteligjencën Artificiale në Paris. Në prag të eventit, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi investime me vlerë 109 miliardë euro në këtë sektor gjatë viteve të ardhshme.
"Ambicia evropiane po bëhet vetëm më e fortë. Samiti i Parisit vendosi standardin e lartë për atë që duhet bërë në Evropë. Startup-et dhe kompanitë evropiane po ngrihen për të sfiduar tregun", tha një nga autorët e raportit.
"Nga kujdesi shëndetësor te siguria kibernetike dhe automatizimi, kompanitë evropiane po ndërtojnë zgjidhje që janë urgjentisht të nevojshme dhe ritmi i financimit tregon se investitorët janë të entuziazmuar për potencialin teknologjik të kontinentit", theksoi ai.
Sondazh

Rritet eksporti i “trurit” në 210 milionë euro - Ibrahimaj: Shembull konkret i shërbimeve teknologjike me jashtë
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim me punonjësit e një nga kompanive të......

Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët? - BSH: 500 dhe 1000 lekëshi, më të konsumuarat në 2024
Gjatë vitit që lamë pas, më shumë kartëmonedha janë dërguar në sportelet e Bankës së Shqipërisë, për shkak të dëmtimit të tyre fizik. Përpunimi i......

Lëvizje pa pushim në pikat kufitare të Shqipërisë - Mesatarisht 74 persona çdo minutë kanë hyrë, ose dalë nga territori
Për çdo minutë të vitit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë ose kanë dalë mesatarisht 74 persona vendas dhe të huaj, përmes pikave kufitare të vendit. Sipas......

“Amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla” - Berisha: Në 100 ditët e para. Do të ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me disa biznese të vogla që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Ai premtoi mbështetje për këtë......

Lëvizja e lirë e punëtorëve, me kufizime për Shqipërinë? - BE: Shtetet anëtare mund të vendosin pengesa të përkohshme. Vendimi, jo përfundimtar
Legjislacioni i Shqipërisë është i përafruar pjesërisht me atë të Bashkimit Evropian në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve, shërbimeve, kapitalit dhe......

Cilët subjekte janë gjobitur më shumë? - Inspektorati, kontroll mbi 17 mijë vende pune. Mbi 300 masa administrative
Inspektorati Shtetëror i Punës, në kuadër të inspektimeve mujore, në mars ka kontrolluar në total 17 344 vende pune. Por, në kuadër të inspektimeve të......

Kosovë, dështon konstituimi i kuvendit -Kurti jep dorëheqjen para betimit si deputet, por nuk verifikohen mandatet
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Rendi i ditës përfshinte......

Trump “ngrin” 2.2 mld USD për Harvardin - Vendimi vjen pasi universiteti refuzoi ndryshimin e politikave
Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë në grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në vlerën e kontratës shumëvjeçare në......