Evropa “përgatit terrenin” për IA- Kapacitet rekord për qendrat e të dhënave në vitin 2025
Evropa mund të shohë një nivel rekord të qendrave të reja të të dhënave këtë vit, kjo sipas hulumtimit të CBRE Group, ndërsa kompanitë zgjerojnë aktivitetet e tyre të inteligjencës artificiale.
Kërkesa për qendrat e të dhënave është rritur ndjeshëm vitet e fundit, së bashku me energjinë e nevojshme për t'i fuqizuar ato, pasi kompanitë përdorin teknologji të reja për të drejtuar bizneset e tyre.
Tregu evropian mund të shohë se qendrat e të dhënave me kapacitet 937 megavat të bëhen realitet në vitin 2025, gjë që do të shënonte një rekord të ri për rajonin, tha CBRE, firma tregtare e shërbimeve të pasurive të paluajtshme dhe investimeve. Kjo do të ishte e barabartë me një rritje prej 282 MW, ose 43%, nga 655 MW në vitin 2024.
"Bumi i ndërtimit të qendrave të të dhënave do të vazhdojë i pandërprerë. Fuqia në dispozicion dhe toka e përshtatshme, stimujt e qeverisë dhe ambiciet hipershkallëzuese, janë faktorë kyç që po nxisin rritjen e shpejtë të tregjeve si Milano, po ashtu dhe zgjerimin e vazhdueshëm të tregjeve kryesore si Londra dhe Frankfurti"- thanë burimet zyrtare të kompanisë.
Mbi gjysma e kapacitetit të ri të pritshëm, ose 57%, pritet të shpërndahet në tregjet kryesore evropiane të qendrave të të dhënave, përkatësisht Frankfurt, Londër, Amsterdam, Paris dhe Dublin, sipas të dhënave.
Kërkesa e klientëve për kapacitet është rritur me shpejtësi, pavarësisht vështirësive për ofruesit në sigurimin e energjisë dhe tokës për objektet e reja. Sipas raportit, pritet rritje dyshifrore e ofertës në 5 nga 10 tregjet dytësore evropiane që ata ndjekin në vitin 2025. Shtatë prej tyre, përfshirë Milanon dhe Madridin, parashikohen të kenë 100 MW ose më tepër furnizim deri në fund të vitit.
Sondazh

Rekord fitimesh për bankat, niveli më i lartë në 8 vite/ Ritmi i rritjes së të ardhurave tejkaloi atë të shpenzimeve
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar arritën në 37.3 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit nga Banka......

112 mln euro për hidrogjenin e gjelbër në Greqi- BE miraton fondin, mbështeten disa aktivitete ekonomike
Komisioni Evropian ka miratuar sipas rregullave të BE-së, ndihmën shtetërore 111.7 milionë euro për të mbështetur Motor Oil Hellas, një kompani greke......

Miratohen detyrat e Komitetit për statistikat e turizmit- Vendimi/ Do të jetë organi koordinues për të dhëna të sakta
Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, do të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.......

BSH: 1.9% interesi mesatar për depozitat në lek- Normat/ Si u mbyll viti 2024 për kursimet e qytetarëve dhe biznesve?
Për sa i përket depozitave, viti që lamë pas u mbyll me një rënie të normave të interesit, si për kursimet e ruajtura në lek, ashtu dhe për ato në euro.......

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen ajrore- Angazhim dhe në operacionet e NATO-s “FOCOPS” në Mesdhe
Shqipëria dhe Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky......

Çmimet e energjisë së diellit dhe erës- Prodhimi vendas, ERE nis procedurat për burimet e reja që u kontraktuan në 2024-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi......

Bizneset, kur nuk do paguhet tatim mbi qiranë?- Udhëzimi i Financave/ Lehtësohen të vetëpunësuarit
Jo të gjitha bizneset në vend do të kenë detyrim për të paguar tatim mbi qiranë. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, saktëson se në rastin kur personat......

Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit- Banorët: Lehtësi për ne dhe bizneset
Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet prioritare që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e......