Evropa “përgatit” monedhën digjitale - BQE shpreson të arrijë një marrëveshje deri në fillim të vitit 2026
Banka Qendrore Evropiane shpreson të ketë të gjitha vendimet politike në fuqi deri në fillim të vitit të ardhshëm për krijimin e euros digjitale. Më pas do të duhen dy deri në tre vjet për të lançuar monedhën, tha një anëtar i bordit të BQE-së.
BQE ka punuar për një version digjital të monedhës evropiane për vite me radhë, por progresi ka qenë më i ngadaltë se sa pritej, kryesisht sepse legjislacioni ende nuk e lejon bankën të vazhdojë me procedurat.
Trazirat financiare pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-së kanë shtuar ndjenjën e urgjencës, pasi Evropa mbështetet në firmat e mëdha amerikane për shumicën e pagesave digjitale dhe kjo paraqet një dobësi të mundshme financiare.
"Shpresoj të kemi gjithçka gati deri në fillim të vitit të ardhshëm. Ne kemi nevojë për legjislacionin e duhur, dhe nga kjo, dy deri në tre vjet do të jenë të mjaftueshën për të lançuar euron dixhitale," thanë burime brenda Bankës Qendrore.
Ndryshe nga pagesa me karta si Visa apo Mastercard, konsumatorët që paguajnë me para digjitale do të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me bankën qendrore, ndërsa fondet e tyre do të jenë të sigurta e të ngjashme në funksion me paratë “cash”. Kjo do t'u lejonte klientëve të bënin pagesa të drejtpërdrejta si në formatet online ashtu edhe fizikisht.
Banka tha se një pengesë kryesore është arritja e një marrëveshjeje politike nga shtetet anëtare të BE-së, por kjo mund të realizohet para verës. Puna e Parlamentit Evropian mund të zgjasë disi më shumë, shtuan burimet.
Kur u pyetën nëse Trump mund ta përshpejtonte procesin, zyrtarët e bankës qendrore franceze, thanë se kjo ka shtuar vendosmërinë e BQE-së për të vazhduar me projektin.
Sondazh

Shqipëri-Francë/ Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe memorandum mirëkuptimi për turizmin në Korçë!
Pas takimit midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, në praninë e tyre u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e......

Macron: Mbyllja e negociatave në 2027 e arritshme. Franca në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit!
Në konferencën e përbashkët për shtyp, me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi se mbyllja e negociatave me BE-në në 2027......

Rama-Frederiksen në konferencë: Rusia, kërcënim për Evropën
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen prezantuan përfundimet e Samitit të Komunitetit Politik......

Samiti i Komunitetit Politik, Tirana, kryeqytet i Evropës për dy ditë
Samiti i Komunitetit Politik ka shndërruar Tiranën në kryeqendrën e Evropës për dy ditë. Të gjithë liderët më të rëndësishëm të kontinentit janë mbledhur në......

BE, subvencione të reja për fermerët - Programi fokusohet te kursimi i ujit, përshtatja me ndryshimet klimatike
Komisioni Evropian do të ofrojë subvencione të reja për fermerët që investojnë në shpërdorimin e reduktuar të ujit, kur programi i madh i subvencioneve......

Çfarë është Komuniteti Politik Europian? Shqipëria, në qendër të Europës. Tirana priti samitin politik
Në kryeqytetin e Shqipërisë u zhvillua takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili është një forum ndërqeveritar që synon të nxisë dialogun......

Bizneset në treg të lirë energjetik - Sasia e furnizuar nga FMF ra me 45%, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV
Dalja e bizneseve në tregun e lirë energjetik solli uljen e sasisë së energjisë të furnizuar nga FSHU, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas......

Gjermania pranon kërkesën e Trump - Përkrah thirrjen e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve ushtarake të NATO-s
Gjermania mbështeti kërkesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të dyfishuar objektivin e shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së. "Ne......